Katër kandidatë për të parin e partisë, LSDM-ja miratoi kandidaturat

Zyrtarisht në garë për kryetar të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë së Veriut (LSDM) janë katër dhe jo pesë kandidatë, Komisioni Qendror Zgjedhor i partisë miratoi kandidaturat për zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake të 30 qershorit, raporton Portalb.mk. Sipas Komisionit u konfirmuan katër kandidatë për kryetar të partisë: Venko Filipçe (ish ministër i Sëndetësisë), Sllavjanka Petrovska (ish […]

Katër kandidatë për të parin e partisë, LSDM-ja miratoi kandidaturat
Aleksandar Baidevski, Sllavjanka Petrovska, Venko Filipçe dhe Jovan Despotovski. Foto ilustrim: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Zyrtarisht në garë për kryetar të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë së Veriut (LSDM) janë katër dhe jo pesë kandidatë, Komisioni Qendror Zgjedhor i partisë miratoi kandidaturat për zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake të 30 qershorit, raporton Portalb.mk.

Sipas Komisionit u konfirmuan katër kandidatë për kryetar të partisë:

  • Venko Filipçe (ish ministër i Sëndetësisë),
  • Sllavjanka Petrovska (ish ministre e mbrojtjes),
  • Jovan Despotovski (drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike),
  • Aleksandar Bajdevski ( zëvendësministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës)

Komisioni rrëzoi kandidaturën e Zllatko Ristevskit.

“Komisioni konstatoi se nuk mund të konfirmohet kandidatura e Zlatko Ristevskit nga Manastiri për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me Statut dhe Rregullore”, informuan nga LSDM.

Zgjedhjet e brendshme partiake në LSDM pasojnë pas dorëheqjes së kryetarit Dimitar Kovaçevski, i cili së bashku me kryesinë e partisë dha dorëheqje pas disfatës në zgjedhjet e dyfishta.

Në zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV që u mbajtën me 8 maj 2024 së bashku me zgjedhjet e shtata presidenciale, LSDM fitoi vetëm 18 mandate deputetësh. Ky rezultat u vlerësua si një humbje e thellë e LSDM-së, parti e udhëhequr në dy vitet e fundit nga ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Të dielën, LSDM-ja do të mbajë kongresin e llogaridhënies për rezultatet e dobëta të zgjedhjeve.