Katër njerëz të vrarë nga të shtënat pranë xhamisë në Oman

Katër njerëz u vranë nga të shtënat pranë një xhamie në kryeqytetin Maskat të Omanit, tha policia e këtij vendi, transmeton Radio Evropa e Lirë. Sipas deklaratës për media, disa njerëz u plagosën gjithashtu, në zonën al-Vadi al-Kabir. “Oficerët iu përgjigjën incidentit dhe hetimet janë në zhvillim e sipër”, thuhet në deklaratë. Policia nuk dha […]

Katër njerëz të vrarë nga të shtënat pranë xhamisë në Oman
Foto ngaSid Balachandran on Unsplash

Katër njerëz u vranë nga të shtënat pranë një xhamie në kryeqytetin Maskat të Omanit, tha policia e këtij vendi, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Sipas deklaratës për media, disa njerëz u plagosën gjithashtu, në zonën al-Vadi al-Kabir.

“Oficerët iu përgjigjën incidentit dhe hetimet janë në zhvillim e sipër”, thuhet në deklaratë.

Policia nuk dha detaje të tjera, por, sipas disa raporteve, së paku një person i armatosur hapi zjarr me një pushkë sulmi.

“Masat e sigurisë për përballimin e situatës janë ndërmarrë, ndërsa në kuadër të hetimeve janë duke përfunduar procedurat për mbledhjen e provave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dhuna e tillë është e rrallë në Oman, një vend në Gadishullin Arabik, me popullsi kryesisht myslimane.