Kelmendi: Për 24 orë mbi 60 mijë aplikime për subvencionim të teksteve shkollore

Taulant Kelmendi, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka thënë se për 24 orë janë proceduar 64 mijë e 244 aplikime për subvencionim me libra. Ministria e Arsimit edhe këtë vit do të subvencionojë prindërit për t’i blerë librat e nxënësve për vitin e ri shkollor. PDK-ja si parti opozitare ka kritikuar këtë formë, […]

Kelmendi: Për 24 orë mbi 60 mijë aplikime për subvencionim të teksteve shkollore
kelmendi:-per-24-ore-mbi-60-mije-aplikime-per-subvencionim-te-teksteve-shkollore

kelmendi:-per-24-ore-mbi-60-mije-aplikime-per-subvencionim-te-teksteve-shkollore

Taulant Kelmendi, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka thënë se për 24 orë janë proceduar 64 mijë e 244 aplikime për subvencionim me libra.

Ministria e Arsimit edhe këtë vit do të subvencionojë prindërit për t’i blerë librat e nxënësve për vitin e ri shkollor.

PDK-ja si parti opozitare ka kritikuar këtë formë, duke thënë se kjo i ngarkon prindërit.

Por, sipas zëvendësministrit të Arsimit, PDK-ja është kundër që buxheti të shkojë të prindërit.

“Dje dhe sot, PDK ka reaguar për furnizimin me tekste shkollore. Kryesisht ishin të shqetësuar se nuk janë bërë tendera milionësh për blerjen e teksteve me shtëpitë botuese. Deputetët Ardian Kastrati e Bekim Kamishi në emër të PDK-së janë kundër që buxheti të shkojë te prindërit dhe nxënësit. Ata ndanë brengen se po subvencionojmë drejtpërdrejt prindërit jo vetëm për tekste por edhe për materialet e tjera shkollore. Çka të bie në sy me të parën në reagimet e tyre është shtrembërimi i fakteve por edhe një dozë jo e vogël e mungesës së njohurive”, ka thënë ai.

“Ata nuk tregojnë pse. Mbase, ngase nuk e thonë dot publikisht motivin e vërtetë të këtij reagimi që e bëjnë. Krejt ndryshe është reagimi i qytetarëve. Për 24 orë janë proceduar me sukses 60,244 aplikime. Aplikim i lehtë dhe i shpejtë”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.