Kina kërcënon industrinë gjermane të robotikës
Industria gjermane e robotikës po përballet me konkurrencë të ashpër nga Kina. Rritja e konkurrencës nga Kina po rëndon perspektivën për industrinë robotike të Gjermanisë, e cila tashmë po lufton me rënien e porosive në një ekonomi të dobët vendase, tha një përfaqësues i shoqatës së inxhinierisë VDMA për Reuters, transmeton Koha.net. “Konkurrenca është e […]
![Kina kërcënon industrinë gjermane të robotikës](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/05/Foto-2023-05-05T212258.993.png?fit=960%2C540&quality=80&ssl=1)
![Kina, foto: Glaborde7 në Canva](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2023/05/Foto-2023-05-05T212258.993.png)
Industria gjermane e robotikës po përballet me konkurrencë të ashpër nga Kina. Rritja e konkurrencës nga Kina po rëndon perspektivën për industrinë robotike të Gjermanisë, e cila tashmë po lufton me rënien e porosive në një ekonomi të dobët vendase, tha një përfaqësues i shoqatës së inxhinierisë VDMA për Reuters, transmeton Koha.net.
“Konkurrenca është e ashpër,” tha Frank Konrad, kreu i departamentit të robotikës i VDMA-s. “Shumë furnizues kinezë janë rritur fuqishëm në tregjet e tyre vendase dhe tani i janë drejtuar Evropës”.
Gjermania, e njohur për fuqinë e saj inxhinierike që dikur ishte pioniere e shumë teknologjive, tani po përballet me një rënie ekonomike të shkaktuar nga kostot e larta të energjisë dhe normat e interesit.
VMDA ka përgjysmuar perspektivën e saj vjetore të shitjeve për sektorin, sipas të dhënave të para nga Reuters.