Konjufca: Kadare do të mbetet mbrojtësi më i madh i identitetit evropian të shqiptarëve
Kryeparamentari Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadaresë. Ai thotë se letërsia shqiptare humbi një nga kolosët e saj më të veçantë, ndërsa kultura shqiptare mbeti pa ambasadorin e vet më të shquar. Ndër të tjera, Konjufca shprehet se Kadare do të mbetet mbrojtësi më i […]
![Konjufca: Kadare do të mbetet mbrojtësi më i madh i identitetit evropian të shqiptarëve](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/07/658000-konjufca-kadare-do-te-mbetet-mbrojtesi-me-i-madh-i-identitetit-evropian-te-shqiptareve.jpg)
![konjufca:-kadare-do-te-mbetet-mbrojtesi-me-i-madh-i-identitetit-evropian-te-shqiptareve](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/07/658000-konjufca-kadare-do-te-mbetet-mbrojtesi-me-i-madh-i-identitetit-evropian-te-shqiptareve.jpg)
Kryeparamentari Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadaresë.
Ai thotë se letërsia shqiptare humbi një nga kolosët e saj më të veçantë, ndërsa kultura shqiptare mbeti pa ambasadorin e vet më të shquar.
Ndër të tjera, Konjufca shprehet se Kadare do të mbetet mbrojtësi më i madh i identitetit evropian të shqiptarëve.
“Vepra e Ismail Kadaresë, përveç vlerave letrare e artistike të nivelit botëror, për ç’gjë u përkthye, u lexua e u nderua anë e kënd botës, ajo do të mbetet enciklopedia më e plotë e shpirtit, etnosit dhe identitetit shqiptar. Kadare ishte jo veç krijuesi i veprave monumentale në letërsinë tonë, por edhe qëmtuesi dhe kultivuesi më pasionant i gjuhës shqipe. Ismail Kadare sot na la fizikisht, por ai do të jetojë në mendjen dhe shpirtin e lexuesve të tij përgjithmonë. Vepra e tij do mbetet e pavdekshme”, shkruan kreu i Parlamentit në Facebook.