Konjufca në 146- vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit: 10 qershori paraqet ditëlindjen moderne të kombit shqiptarë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca mori pjesë në shënimin e 146- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në kompleksi Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Konjufca tha se data 10 qershor përbën ngjarjen më të rëndësishme në formimin e kombit shqiptarë. Konjufca potencoi se Lidhja Shqiptare e Prizrenit promovoi interesin e […]

Konjufca në 146- vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit: 10 qershori paraqet ditëlindjen moderne të kombit shqiptarë
konjufca-ne-146-vjetorin-e-lidhjes-shqiptare-te-prizrenit:-10-qershori-paraqet-ditelindjen-moderne-te-kombit-shqiptare

konjufca-ne-146-vjetorin-e-lidhjes-shqiptare-te-prizrenit:-10-qershori-paraqet-ditelindjen-moderne-te-kombit-shqiptare

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca mori pjesë në shënimin e 146- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në kompleksi Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Konjufca tha se data 10 qershor përbën ngjarjen më të rëndësishme në formimin e kombit shqiptarë.

Konjufca potencoi se Lidhja Shqiptare e Prizrenit promovoi interesin e shqiptarëve si një shtet unik.

“Natyrisht se është njëra ndër dy datat më të rëndësishme të formimit të kombit tonë, kjo së bashku me 28 nëntorin e vitit 1912 përbëjnë ngjarjet më të rëndësishme historike që e konturuan fizionominë politike – kulturore – kombëtare të shqiptarëve, si një komb që mëtonte të jetonte i bashkuar fillimisht brenda Perandorisë Osmane e pastaj si shtet sovran dhe i pavarur. Lidhja Shqiptare e Prizrenit paraqet edhe aksionin e parë politik të shqiptarëve, që e promovon interesin e shqiptarëve si një shtet unik, ndryshe nga Perandoria Osmane dhe i ndryshëm prej popujve fqinj”, tha Konjufca përcjellë Klan Kosova.

Sipas tij, 10 qershori paraqet ditëlindjen moderne të kombit shqiptarë.