Konjufca takon pjesëtarë të iniciativës “Citizen Diplomacy Fellowship”, i falënderon për kontributin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim pjesëtarë të iniciativës “Citizen Diplomacy Fellowship”. Kryetari Konjufca i falënderoi pjesëmarrësit për angazhimin e tyre në këtë program, që bën së bashku të rinj profesionistë nga mërgata, me dëshirën për të kontribuuar në promovimin e zhvillimit politik, ekonomik dhe socio-kulturor të […]

Konjufca takon pjesëtarë të iniciativës “Citizen Diplomacy Fellowship”, i falënderon për kontributin
konjufca-takon-pjesetare-te-iniciatives-“citizen-diplomacy-fellowship”,-i-falenderon-per-kontributin

konjufca-takon-pjesetare-te-iniciatives-“citizen-diplomacy-fellowship”,-i-falenderon-per-kontributin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim pjesëtarë të iniciativës “Citizen Diplomacy Fellowship”.

Kryetari Konjufca i falënderoi pjesëmarrësit për angazhimin e tyre në këtë program, që bën së bashku të rinj profesionistë nga mërgata, me dëshirën për të kontribuuar në promovimin e zhvillimit politik, ekonomik dhe socio-kulturor të Kosovës.

Duke theksuar rolin pozitiv që angazhime të tilla luajnë në forcimin e lidhjes së mërgatës me Kosovën, kryetari Konjufca tha se, të lindur dhe rritur në vende si ShBA-ja, Gjermani, Britania e Madhe, Franca, Italia, Belgjika etj., ata do të kenë mundësinë që në institucionet e Kosovës ku tashmë janë angazhuar, të jenë një vlerë e shtuar, sa domethënëse aq edhe e rëndësishme.

Pjesëmarrësit në programin “Citizen Diplomacy Fellowship”, iniciativës së financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e falënderuan kryetarin Konjufca për pritjen dhe e konsideruan këtë program një mundësi shumë të mirë për të angazhuar potencialin e mërgatës sonë dhe që organizon vullnetin për të dhënë sa më shumë kontribut për Kosovën.