Kriset miqësia Blerando – Ardi, kush është molla e sherrit?

Ditën e djeshme u publikua kënga më e re nga Blerando. Në bashkëpunim me Klementin, ai solli këngën ‘Katile’ ku protagoniste në videoklip ishte Shqipja. Pas muajsh të tërë të fansave që donin me patjetër t’i shihnin bashkë, në njëfarë forme, qëllimi i tyre u realizua, ndonëse vet Blerando nuk u shfaq në videoklip. Por, […]

Kriset miqësia Blerando – Ardi, kush është molla e sherrit?

Ditën e djeshme u publikua kënga më e re nga Blerando.

Në bashkëpunim me Klementin, ai solli këngën ‘Katile’ ku protagoniste në videoklip ishte Shqipja.

Pas muajsh të tërë të fansave që donin me patjetër t’i shihnin bashkë, në njëfarë forme, qëllimi i tyre u realizua, ndonëse vet Blerando nuk u shfaq në videoklip.

Por, ky projekt duket ta ketë lënë me hatërmbetje Ardin.

Ish-banori që shfaqej i pandarë brenda lojës ku u rreshtua me Blerandon nuk e ka parë të udhës që ta shpërndajë këngën e kolegut të tij, me të cilin pak javë më parë solli këngën ‘Filma’.

Për më tepër, ai ka bërë një diss, duke ndarë një tjetër ‘Katile’, atë të Muharrem Ahmetit e madje duke i bërë thirrje këtij të fundit që t’iu tregojë se si bëhet kënga.

Fakti që Ardi nuk u durua pa thumb publik dëshmon më së miri se mes tyre ka definitivisht një krisje.

Nuk dihen arsyet mirëpo mollë sherri mund të jetë Shqipja.

Këngëtari si brenda shtëpisë por edhe jashtë, kishte provuar disa herë për të luajtur kartën e ‘çiftit’ me Shqipen dhe ‘gllabërimi’ i saj nga Blerando në videoklip mund t’i ketë prishur punë për planet e tij.

Ndryshe, një nga strategjitë e tij të PR-it, ajo gjasmë e martesës që doli të jetë videoklip i ri, iu kthye Ardit bumerang meqë një pjesë e madhe e ndjekësve nuk e pëlqyen aspak shakanë disa ditore vetëm e vetëm për t’u përfolur para publikimit të një projekti.

Të ketë qenë Shqipja pjesë e një prej strategjive të tij të radhës? S’mund ta themi me siguri por me shumë gjasë po!