Kroacia nesër e nis kontigjentin e 41-të në Kosovë në kuadër të KFOR-it

Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia zyrtare e dërgimit në Kosovë të trupave të kontigjentit të 41-të në kuadër të KFOR-it. Në njoftimin e lëshuar thuhet se ceremonia do të bëhet në në kazermën “Brigada 1 Tigrovi” në Zagreb. Në ceremoni do të marrin pjesë nënkryetari i […]

Kroacia nesër e nis kontigjentin e 41-të në Kosovë në kuadër të KFOR-it
kroacia-neser-e-nis-kontigjentin-e-41-te-ne-kosove-ne-kuader-te-kfor-it

kroacia-neser-e-nis-kontigjentin-e-41-te-ne-kosove-ne-kuader-te-kfor-it

Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia zyrtare e dërgimit në Kosovë të trupave të kontigjentit të 41-të në kuadër të KFOR-it.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ceremonia do të bëhet në në kazermën “Brigada 1 Tigrovi” në Zagreb.

Në ceremoni do të marrin pjesë nënkryetari i Qeverisë së Kroacisë dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq.

“Forcat e 41-të të HRVCON KFOR-it përbëhen nga pjesëtarë të Kompanisë së Këmbësorisë së Motorizuar, Njësisë së Aviacionit, Njësisë ISR, Njësisë së Shtabit, elementëve të mbështetjes kombëtare logjistike dhe inteligjencës dhe ekipit mjekësor”, thuhet në njoftim.