KSHZ për deklaratat e partive politike për zgjedhjet: Jemi të ekspozuar ndaj presioneve të pabaza

Antarët e KShZ-së me në krye Aleksandar Dashtevskin kanë reaguar ndaj deklaratave të partive politike lidhur me pranimin e ankesave nga ky institucion. Ata thonë se janë veçanërisht të shqetësar për ngjarjet që janë prodhuar në opinion nga deklaratat e partive politike dhe të bartësve të pozitave të larta qeveritare, të cilat i referohen punës […]

KSHZ për deklaratat e partive politike për zgjedhjet: Jemi të ekspozuar ndaj presioneve të pabaza
KSHZ. Foto printscreen nga live i KShZ-së

Antarët e KShZ-së me në krye Aleksandar Dashtevskin kanë reaguar ndaj deklaratave të partive politike lidhur me pranimin e ankesave nga ky institucion. Ata thonë se janë veçanërisht të shqetësar për ngjarjet që janë prodhuar në opinion nga deklaratat e partive politike dhe të bartësve të pozitave të larta qeveritare, të cilat i referohen punës së KSHZ-së në lidhje me trajtimin e kundërshtimeve për zgjedhjet parlamentare, transmeton Portalb.mk.

“Ju njoftojmë se në Përveç fyerjest dhe ofendimit personal, edhe si anëtarë të institucionit më të lartë për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, jemi të ekspozuar ndaj presioneve të pabaza dhe të papërshtatshme politike publike dhe kërcënimeve për përgjegjësi penale për shkak të vendimeve të KSHZ-së. Përveç kësaj, dhe duke ndjekur kontekstin dhe intensitetin e sulmeve, sharjeve dhe fyerjeve, ne jemi gjithashtu të shqetësuar se është e mundur që ato të kthehen në sulme personale ndaj sigurisë sonë”, thonë nga KShZ.

Ata thonë se KSHZ-ja i ka zhvilluar zgjedhjet në mënyrë profesionale, transparente dhe vetëm në bazë të ligjit, të cilin e vërtetojnë të gjithë faktorët vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Gjithashtu, përkundër shqetësimeve që kemi, ende me shkallën më të lartë të integritetit, në bazë të një kontrolli publik të materialit zgjedhor, KSHZ-ja i vërtetoi faktet dhe vendosi për ankesat e paraqitura nga pjesëmarrës të ndryshëm për 110 vendvotime, nga të cilat, bazuar në prova të arsyetuara, ka miratuar ankesa vetëm për 7 vendvotime për të cilat ka pasur bazë ligjore, ndërsa të gjitha 103 vendvotime të mbetura janë refuzuar si të pabazuara dhe asnjë pjesëmarrës në zgjedhje nuk ka paraqitur padi për to. Prandaj, për KSHZ-në janë të papranueshme sulmet, presionet dhe ndërhyrjet e partive të caktuara politike dhe individëve nga Qeveria teknike në procedurat zgjedhore, si dhe në punën dhe vendimmarrjen e KSHZ-së dhe Gjykatës Administrative”, thonë nga KShZ.

Për të gjitha këto sot, thonë nga KShZ-ja, në mbledhjen është njoftuar ambasadorja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, Jillian Streek.

Kujtojmë se kryeministri teknik në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, njëkohësisht deputeti i ardhshëm i BDI-së, kërkoi nga Gjykata Administrative që të mbrojë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën me 8 maj.

“Kam pranuar raporte nga pjesëmarrës në procesin zgjedhor për shqetësime në lidhje me tentativa për inzhinjering zgjedhor me marrëveshje ndërpartiake jashtë-institucionale për votim dhe mbivotim në Komisionin Shtetëror Zgjedhor në lidhje me ankesat e dorëzuara simptomatike nga ana e pjesëmarrësve në zgjedhje”, deklaroi Xhaferi.

Ndryshe, koalicioni VLEN ka reaguar në lidhje me vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për ankesat në lidhje me zgjedhjet parlamentare. Ata theksojnë se KSHZ-ja vërtetoi manipulimet e bëra nga Fronti Evropian. Ndërkaq, Fronti Evropian reagoi duke thënë se do ta ankimojnë vendimin në Gjykatën Administrative.

Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024. Sipas rezultateve, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe Znam 6. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituuohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.