KSHZ: Përfunduan edhe zyrtarisht zgjedhjet parlamentare
Pasi Gjykata Administrative ka refuzuar mbrëmë padinë e Frontit Evropian për rivotim në një qendër votimi në fshatin Llërcë të Zhelinës, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot ka nxjerrë konkluzion për përfundimin e zgjedhjeve parlamentare. Në seancë u shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në zonën e gjashtë, ku pati rivotim. Për shkak të tërheqjes së kryetarit […]
![KSHZ: Përfunduan edhe zyrtarisht zgjedhjet parlamentare](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/05/zgjedhje-votim-14.jpeg?fit=1024%2C768&quality=89&ssl=1)
![Zgjedhje në Maqedoni, foto nga Fisnik Xhelili, Portalb.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/05/zgjedhje-votim-14.jpeg)
Pasi Gjykata Administrative ka refuzuar mbrëmë padinë e Frontit Evropian për rivotim në një qendër votimi në fshatin Llërcë të Zhelinës, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot ka nxjerrë konkluzion për përfundimin e zgjedhjeve parlamentare. Në seancë u shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në zonën e gjashtë, ku pati rivotim. Për shkak të tërheqjes së kryetarit të Komunës së Tetovës, Besa Bilall Kasami nga pozita e deputetit, u zgjodh deputeti i radhës nga lista e VLEN-it, Adnan Azizi, transmeton Portalb.mk.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, ka bërë të ditur se në këtë njësi zgjedhore koalicioni Fronti Evropian ka tetë mandate, po ashtu VLEN 8, koalicioni Maqedonia juaj e udhëhequr nga VMRO-DPMNE tre dhe Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane një.
Në seancë u bë e ditur se deputet në vend të kryetarit të Tetovës, Bilal Kasami, do të jetë Adnan Azizi nga VLEN, mandati i të cilit nuk u verifikua në Seancën konstituive pasi Kasami e kërkoi një gjë të tillë.
Me përfundimin e zgjedhjeve parlamentare, përbërja e Kuvendit me 120 deputetë është si vijon: Koalicioni VMRO-DPMNE ka 58 deputetë, koalicioni i LSDM-së 18 deputetë, koalicioni BDI ka 18 deputetë, 14 deputetë janë nga koalicioni VLEN, dhe gjashtë deputetë secila kanë e Majtë dhe ZNAM.
![Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare 2024 në RMV. Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/05/Rezultatet-e-zgjedhjeve-parlamentare-te-8-majit-2024-ne-RMV-2.png?resize=965%2C947&quality=80&ssl=1)