Kurti dhe ekipi ndërinstitucional flasin për punësim të komuniteteve RAE

Në Ndërtesën e Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar anëtarët e ekipit ndërinstitucional për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, me të cilët diskutoi bashkë për punën e rezultatet e deritanishme të ekipit ndërinstitucional, por edhe sfidat me të cilat janë ballafaquar rrugës. Në njoftimin për media thuhet se ekipi […]

Kurti dhe ekipi ndërinstitucional flasin për punësim të komuniteteve RAE
kurti-dhe-ekipi-nderinstitucional-flasin-per-punesim-te-komuniteteve-rae

kurti-dhe-ekipi-nderinstitucional-flasin-per-punesim-te-komuniteteve-rae

Në Ndërtesën e Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar anëtarët e ekipit ndërinstitucional për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, me të cilët diskutoi bashkë për punën e rezultatet e deritanishme të ekipit ndërinstitucional, por edhe sfidat me të cilat janë ballafaquar rrugës.

Në njoftimin për media thuhet se ekipi ndërinstitucional, i formuar në vitin 2022 me vendim të qeverisë e i përbërë nga përfaqësues të institucioneve qendrore dhe organizatave të shoqërisë civile, është angazhuar në vazhdimësi në promovimin e punësimit te këto komunitete duke arritur rezultatet pozitive.

Tutje vazhdon njoftimi, i qeverisë se në nëntor të vitit të kaluar, ky ekip organizoi Ditën e parë vjetore të Hapur në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për 100 të rinj nga komunitetet joshumicë dhe siguroi pjesëmarrjen e 500 të rinjve nga këto komunitete në Ditën e FSK-së.

“Qëllimi i këtyre organizimeve ishte që të rritet informimi dhe interesimi i komuniteteve joshumicë që të aplikojnë në institucionet publike të sigurisë. Si rezultat, në gjeneratën e 59-të të Policisë e cila diplomoi në prill të këtij viti, 20% e pjesëtarëve të rinj ishin nga radhët e komuniteteve joshumicë, prej tyre 17 egjiptianë, ashkali e rom; përkundër vetëm 1 polici nga këto komunitete në gjeneratën e vitit 2022. Në përgjithësi, sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit në vitin 2023 numri i punëkërkuesve nga radhët e këtyre komuniteteve që kanë gjetur punë është rritur për 1/3 në krahasim me vitin pararendës, pra 2022”, thuhet në njoftim.

Ky ekip, sipas njoftimit, gjithashtu po trajton braktisjen e shkollimit nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

“Në këtë drejtim, krahas bursave të shumta për studentë dhe nxënës të shkollave të mesme, në vitin 2022 dhe 2023 Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kishte ndarë 200,000 euro për qendrat mësimore për fëmijët e këtyre komuniteteve, kurse këtë vit ka ndarë 50,000 euro më shumë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim, thuhet se kryeministri i përgëzoi për arritjet dhe rezultatet e arrira dhe ua konfirmoi vullnetin dhe përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për progres shoqëror të gjithëmbarshëm dhe avancim të mëtejmë të komuniteteve joshumicë përmes mbështetjes dhe politikave qeveritare.