Kurti i dërgoi letër ngushëllimi familjes së profesorit Rexhep Ferri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një letre e ka ngushëlluar familjen e profesorit të ndjerë Rexhep Ferri. Duke shprehur ngushëllime në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, kryeministri tha se Rexhep Ferri, piktor, profesor dhe shkrimtar, ishte një figurë e ndritur e kulturës dhe artit tonë kombëtar e cila nuk do […]

Kurti i dërgoi letër ngushëllimi familjes së profesorit Rexhep Ferri
kurti-i-dergoi-leter-ngushellimi-familjes-se-profesorit-rexhep-ferri

kurti-i-dergoi-leter-ngushellimi-familjes-se-profesorit-rexhep-ferri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një letre e ka ngushëlluar familjen e profesorit të ndjerë Rexhep Ferri.

Duke shprehur ngushëllime në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, kryeministri tha se Rexhep Ferri, piktor, profesor dhe shkrimtar, ishte një figurë e ndritur e kulturës dhe artit tonë kombëtar e cila nuk do të harrohet kurrë.

“Profesori jonë i nderuar, doajeni i shquar Rexhep Ferri që nga fillimet e tij në Pejë, deri te kontributet e tij si pedagog dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës la një trashëgimi të pasur artistike dhe edukative. Veprat e tij janë vlerësuar lart nga kritika dhe ai ka ndihmuar në formimin dhe ngritjen e shumë artistëve të rinj. Republika e Kosovës do të përkujdeset që vepra e tij të dokumentohet, të mbrohet dhe që çdo gjeneratë e re ta njoh veprën e tij”, shkroi kryeministri Kurti në letër ngushëllim, njofton zyra e kryeministrit.