Kurti takoi Ambasadorin Sabri Tunç Angılı, shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. Ky takim u zhvillua në prag dhe të vizitës zyrtare të kryeministrit Kurti në Ankara dhe Stamboll ditët e ardhshme, ku në mesin e agjendës do të ketë mundësi të zhvillojë dhe një takim bilateral me Presidentin […]

Kurti takoi Ambasadorin Sabri Tunç Angılı, shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës
kurti-takoi-ambasadorin-sabri-tunc-angili,-shpreh-mirenjohjen-per-mbeshtetjen-e-vazhdueshme-te-turqise-ndaj-kosoves

kurti-takoi-ambasadorin-sabri-tunc-angili,-shpreh-mirenjohjen-per-mbeshtetjen-e-vazhdueshme-te-turqise-ndaj-kosoves

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Ky takim u zhvillua në prag dhe të vizitës zyrtare të kryeministrit Kurti në Ankara dhe Stamboll ditët e ardhshme, ku në mesin e agjendës do të ketë mundësi të zhvillojë dhe një takim bilateral me Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan si dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, thuhet në njoftimin për medie nga ZKM.

Në Stamboll do të mbahet edhe Forumi i parë Ekonomik mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë ku do të marrin pjesë biznese të shumta nga Kosova dhe Turqia si një mundësi unike për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

Gjatë bashkëbisedimit, u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe rëndësia e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta edhe në fushat e kulturës, mbrojtjes dhe investimeve. Dy vendet tona ndajnë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale andaj dhe thellimi e përforcimi i tyre mbetet objektiv i dyanshëm.

Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë e popullit të saj ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, veçanërisht për rolin e saj në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare e përkrahjen e palëkundur së fundmi për aderim në Këshillin e Evropës.