Kusari: Raporti i OKB-së për Liri të Mendimit e Shprehjes del me gjetje shqetësuese

Raportuesja Speciale Kombeve të Bashkuara për Liri të Mendimit dhe Shprehjes, Irene Khan, ka qenë në Kosovë për një mision faktmbledhës. Kështu ka njoftuar juristja e mediave, Flutura Kusari, e cila tha se raporti është publikuar ndërsa theksoi se gjetjet janë shqetësuese. “Ky është raporti i pestë ndërkombëtar që e kritikon vendin tonë në fushën […]

Kusari: Raporti i OKB-së për Liri të Mendimit e Shprehjes del me gjetje shqetësuese
kusari:-raporti-i-okb-se-per-liri-te-mendimit-e-shprehjes-del-me-gjetje-shqetesuese

kusari:-raporti-i-okb-se-per-liri-te-mendimit-e-shprehjes-del-me-gjetje-shqetesuese

Raportuesja Speciale Kombeve të Bashkuara për Liri të Mendimit dhe Shprehjes, Irene Khan, ka qenë në Kosovë për një mision faktmbledhës.

Kështu ka njoftuar juristja e mediave, Flutura Kusari, e cila tha se raporti është publikuar ndërsa theksoi se gjetjet janë shqetësuese.

“Ky është raporti i pestë ndërkombëtar që e kritikon vendin tonë në fushën e lirisë së medias. Raporti do të prezantohet në Këshillin për të Drejta të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në sesionin që nis sot”, shkroi Kusari.

Raportuesja Speciale për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtës për lirinë e mendimit dhe shprehjes, Irene Khan, vizitoi Kosovën dhe Serbinë nga 28 mars deri më 6 prill 2023.

Në këtë raport, Khan mirëpriti peizazhin vibrant mediatik në zhvillim në Kosovë, por ka vënë në dukje nevojën për të përmirësuar përfshirjen dhe diversitetin e mediave, duke përfshirë edhe ofrimin e mbështetjes më të qëndrueshme për mediat e pavarura në gjuhën serbe.

“Raportuesja Speciale mbetet e përkushtuar për të punuar me Kosovën dhe Serbinë në përpjekjet e tyre për të përmbushur kërkesat e ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”, u tha në raportin e Khan.

Megjithatë, tensionet e fundit politike përgjatë vijave etnike, Khan tha se kanë nxjerrë në pah mjedisin e polarizuar në të cilin operojnë gazetarët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut, “gjë që krijon një nevojë shoqëruese që autoritetet e Kosovës të hetojnë dhe të veprojnë menjëherë në të gjitha rastet e kërcënimeve, sulmeve dhe gjuhës së urrejtjes kundër gazetarëve dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut”.

“Tregu mediatik është i vogël dhe i pasigurt në disa pjesë të Kosovës. Është jetike që, në interes të ruajtjes së pavarësisë, diversitetit dhe pluralizmit të mediave, autoritetet e Kosovës të punojnë me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar për të ruajtur hapësirën për media të pavarura, përfshirë edhe në gjuhën serbe”, u tha në pjesën e përfundimeve dhe rekomandimeve të këtij raporti.

RAPORTI I PLOTË

Çfarë përmendet/kritikohet në raport, sipas Flutura Kusarit:

❌ Sulmi ndaj Valon Sylës

❌ Sulmet ndaj gazetarëve në veri

❌ Paditë kundër gazetarëve

❌ Tentim mbyllja e Klan Kosova

❌ Emërimi i një anëtari/anëtare në KPM që nuk plotëson kriterin e pavarësisë politike

❌ Projektligji problematik për KPM

❌ Emërimi i drejtorit të televizionit në RTK

❌ Kampanjat denigruese kundër gazetarëve nga profilet publike