“Ky është holokausti në Gaza”, studentët e UKIM-it në Shkup përmes protestës shprehën solidarizim me Palestinën

Studentët e UKIM-it në Shkup përmes protestës shprehën solidarizim me Palestinën. Foto: Abdula Berisha/AA

“Ky është holokausti në Gaza”, studentët e UKIM-it në Shkup përmes protestës shprehën solidarizim me Palestinën
Studentët e UKIM-it në Shkup përmes protestës shprehën solidarizim me Palestinën. Foto: Abdula Berisha/AA

Studentë dhe punonjës të universitetit më të madh në Maqedoninë e Veriut, “Universiteti Shën Kiril dhe Metodi” (UKIM), u mblodhën për të shprehur solidaritetin me popullin palestinez, studentët palestinezë dhe studentët që protestojnë në mbarë botën, raporton Anadolu.

Dhjetëra studentë dhe punonjës, të tubuar para monumentit të vëllezërve Shën Kiril dhe Metodij në ambientet e universitetit me të njëjtin emër në Shkup, mbanin flamuj të Palestinës, veshjet tradicionale palestineze të njohura si “keffiyeh”, si dhe pankarta me mbishkrimet “Çfarë do të thoshte Mahmoud Darwish për heshtjen tuaj?”, “Heshtni kur fëmijët flenë, jo kur vdesin”, “Ky është holokausti në Gaza”.

Ata tha se universiteti është i detyruar të deklarohet dhe të mbajë qëndrim për “një nga krimet më të mëdha” në historinë e re të botës.

Duke theksuar se qëndrimi neutral nënkupton pjesëmarrje në krim, Bllagica Dimitrova nga “Iniciativa Studentore e UKIM-it kundër gjenocidit” tha se duhet qëndruar në anën e duhur të historisë.

“Si studentë në studimet universitare dhe pasuniversitare, alumni dhe punëtorë të UKIM-it, nga universiteti kërkojmë që të mbajë një qëndrim të qartë në lidhje me gjenocidin që Izraeli po kryen në Gaza, duke ndjekur shembullin e shumë universiteteve, në formën e një deklarate, përkatësisht: Qartë dhe publikisht të dënojë gjenocidin kundër popullit palestinez, të shprehë qartë dhe publikisht solidaritetin me Palestinën, të zotohet të mos hyj në marrëveshje me partnerët izraelitë derisa të ketë një armëpushim të përhershëm, të shprehë qartë dhe publikisht solidaritetin me lëvizjen studentore në mbarë botën dhe të dënojë brutalitetin policor që e pësojnë studentët. Së bashku kërkojmë që edhe kësaj radhe të qëndrojmë në anën e duhur të historisë”, tha Dimitrova.

Studentët, të organizuar përmes rrjeteve sociale, gjithashtu kanë bërë aktivitete të ngritjes së vetëdijes në lidhje me ndodhitë në Gaza dhe Palestinë, ndërsa më herët kanë shpërndarë edhe fletushka për sensibilizimin e të gjithë studentëve.