“Laper, pis”, “Ik atje, mshele” – tension i lartë në studio mes Shkëlzen Gashit dhe Bilall Sherifit

Debati i ashpër në Pressing mes analistit Shkëlzen Gashi dhe Bilall Sherifit nga NISMA, ka kaluar në ofendime. Sherifi e ka quajtur Gashin “laper e pis”, ndërsa Gashi i tha atij “ikë, mshele”. Debati mes dyshes u tensionua kur anlisti Shkëlzen Gashi tha se “krejtë keni vjedhë”, duke iu referuar pushteteve të kaluara. Albin kurti […]

“Laper, pis”, “Ik atje, mshele” – tension i lartë në studio mes Shkëlzen Gashit dhe Bilall Sherifit
“laper,-pis”,-“ik-atje,-mshele”-–-tension-i-larte-ne-studio-mes-shkelzen-gashit-dhe-bilall-sherifit

“laper,-pis”,-“ik-atje,-mshele”-–-tension-i-larte-ne-studio-mes-shkelzen-gashit-dhe-bilall-sherifit

Debati i ashpër në Pressing mes analistit Shkëlzen Gashi dhe Bilall Sherifit nga NISMA, ka kaluar në ofendime. Sherifi e ka quajtur Gashin “laper e pis”, ndërsa Gashi i tha atij “ikë, mshele”.

Debati mes dyshes u tensionua kur anlisti Shkëlzen Gashi tha se “krejtë keni vjedhë”, duke iu referuar pushteteve të kaluara.

Albin kurti s’ka vjedhë sipas Shkëlzen Gashit.

“Ai që vjedh pak vjedhë edhe shumë”, i tha Sherfiti – Gashit, duke ia cituar një deklaratë që Gashi e ka dhënë më parë.

“Albin Kurti edhe me dashtë me vjedhë, s’mundet me vjedhë sa keni vjedhë ju 20 vjet”, i tha Gashi tutje Sherifit.

“Nuk vjedhin krejt. Keni vjedhë shumica dërrmuese”, i tha Gashi –Sherfiit i cili kundërshtonte analistin.

“Po bërlivesh është ofenduese, edhe unë kam drejtë me ta kthy”, i tha Sherifi Gashit, i cili më parë i tha njejtë Sherifit.

“Qysh me kthy tash, me thanë po rren”, tha Gashi.

“Rrasni pushtet”, ia ktheu Sherifi.

“Me shpif, nuk shpifi”, ia ktheu Gashi atij.

“Ti shpife i pari, keni vjedhë krejtë the ”, pohoi Sherifi.

“Ikë, baju se me ty s’ja vlenë me dal as në televizor”, tha Gashi.

“Laper, pis, kur të hyjsh tek fyerjet shkoj deri në fund. Nuk mundesh me thanë ke vjedhë, kurse asnjë cent se kam vjedhë dhe me kalu sikur kurgjë”, kaloi në ofendime Sherifi ndaj Gashit.

“Mas pari çfarë gjuhe përdorë duhet me të ardhë turp. Mu duhet mem ardhë marrë veç që dalë me ty në studio. Ikë atje mshele, smerrna me ty”, i tha Gashi-Sherifit.