LDK u frikësohet zgjedhjeve në qershor: Së pari dorëheqja e Kurtit, pastaj shpërbërja e Kuvendit

Lidhja e Demokratike e Kosovës konsideron se fillimisht kryeministri Albin Kurti duhet të jep dorëheqje, e më pas të bëhet shpërbërja e Kuvendit të Kosovës. Sipas kësaj partie, Kurti po e sheh opozitën si shpëtim individual, pas tri vjet e gjysmë pa ndonjë progres thelbësor. Tutje në deklaratën e tyre thuhet se këto ditë vendimtare, […]

LDK u frikësohet zgjedhjeve në qershor: Së pari dorëheqja e Kurtit, pastaj shpërbërja e Kuvendit
lumir-abdixhiku-te-shtunen-mbledh-keshillin-drejtues-per-ta-zgjedhur-kryesine-e-re-te-ldk-se

lumir-abdixhiku-te-shtunen-mbledh-keshillin-drejtues-per-ta-zgjedhur-kryesine-e-re-te-ldk-se

Lidhja e Demokratike e Kosovës konsideron se fillimisht kryeministri Albin Kurti duhet të jep dorëheqje, e më pas të bëhet shpërbërja e Kuvendit të Kosovës.

Sipas kësaj partie, Kurti po e sheh opozitën si shpëtim individual, pas tri vjet e gjysmë pa ndonjë progres thelbësor.

Tutje në deklaratën e tyre thuhet se këto ditë vendimtare, fokusi duhet të jetë te anëtarësimi i Kosovës në KiE, proces që sipas tyre kryeministri Kurti e ka rrezikuar rëndë.

Deklarata e plotë:

Zgjidhja është fare e thjeshtë, dorëheqja e Kryeministrit dhe pastaj, si rrjedhojë, shpërbërja e Kuvendit.

Pas tre vjet e gjysmë populizëm dhe pa ndonjë progres thelbësor, pas tre vjet e gjysmë polarizimi, ndarjeje shoqërore e nxitje të propagandës pa asnjë konsideratë njerëzore e politike, Kryeministri i Kosovës ka zgjedhur instrumentalizimin e opozitës si shpëtim individual nga dështimi i madh.

Fatkeqësisht, në këtë instrumentalizim, ka gjetur aleatin. LDK-ja nuk e pranon këtë instrumentalizim në asnjë rrethanë. LDK-ja është e gatshme të kërkoj besim qytetarë, e gatshme të marrë përgjegjësinë para sfidave, e gatshme të implementojë “Rrugën e Re” si program zhvillimor, të djathtë e euroatlantik.

Për këtë, duhet dorëheqja e Kryeministrit, si rruga e duhur drejt shpërbërjes se Kuvendit dhe shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Dorëheqja, më pas shpërberja dhe në fund data. Ky është rendi i gjërave.

LDK-ja konsideron se, në këto ditë vendimtare, fokusi i institucioneve dhe i partive politike duhet të jetë të çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, proces të cilin, me papergjegjshmërinë e tij, e ka rrezikuar rëndë vetë Kryeministri.

LDK-ja e refuzon farsën e darkave si mbulesë të një uniteti politik që u perbuz kur u ofrua tash e tre vjet e giysmë. LDK-ja thërret për në unitet të djathtë gjithekombëtar, si lidhje përtejpartiake, si lëvizje shpëtimtare.

Gjendja e tanishme, politike, ekonomike, diplomatike e sociale kerkon lider-ship te ri ne Kosove. Rëndesa ekonomike, pagat e ulëta, çmimet e larta, sistemi shëndetësor i rrënuar e arsimi i mbetur prapa, sikurse dhe ngecjet enorme integruese për ne BE e anëtaresuese per ne NATO, po shkaktoine do dite zbrazen e Kosoves, me nga 173 qytetare duke u larguar nga vendi ynë çdo ditë e secilën ditë. LDK-ja nuk do të bëhet pjesë e asnjë marrëveshjeje të prearanzhuar prapa dyerve të mbyllura e darkave. LDK-ja fton të gjitha palët politike, qe ne kete kohë, të kerkojnë dhe të punojnë vetëm në drejtim të doreheqjes legale të Kryeministrit, sepse ajo faktike tashmë ka ndodhur.