“Linda vajzë, por ndihem djalë”: Rrëfimi i transgjinorit nga Prishtina

“Ti je në rregull. Je mirë. Je normal. Nuk është kurgjo keq me ty. Je veç një njeri që do me e jetu jetën tane”, kështu e filloi intervistën Arzeni Selmani, burri transgjinorë. Ai ka treguar se “ka lindur në trupin e një femre, por që gjithmonë vetën e ka identifikuar si mashkull”. Tutje ai […]

“Linda vajzë, por ndihem djalë”: Rrëfimi i transgjinorit nga Prishtina
“linda-vajze,-por-ndihem-djale”:-rrefimi-i-transgjinorit-nga-prishtina

“linda-vajze,-por-ndihem-djale”:-rrefimi-i-transgjinorit-nga-prishtina

“Ti je në rregull. Je mirë. Je normal. Nuk është kurgjo keq me ty. Je veç një njeri që do me e jetu jetën tane”, kështu e filloi intervistën Arzeni Selmani, burri transgjinorë.

Ai ka treguar se “ka lindur në trupin e një femre, por që gjithmonë vetën e ka identifikuar si mashkull”.

Tutje ai ka folur edhe për momentin që e kuptoi më saktë orientimin e tij seksual.

“Njëherë mendoja se jam lezbike. E kam pa një video të një burri transgjinorë dhe e kam pa se unë po ndihme si ai. Ka folë si me m’përshkru mu. Edhe e kam pranu që jam transgjinorë. I kam pasë 10-11 vjet”, ka thënë ai.

Arzeni ka folur edhe për frikërat që ka pasë pas këtij momenti.

“Nuk e kam ditë që ka me pasë probleme në të ardhmen. Kam pasë sfida gjatë rrugës. Jam tutë që po e zhgënjej familje, jam tutë që kanë me m’rreh rrugës”.

Ndërkaq herën e parë kur ai kishte treguar publikisht se ndihej si mashkull, Arzeni e përshkruan kështu.

“Sfidat i kam kalu me ndihmën e fëmijëve të tezës. Për herë të parë i kam kallxu djalit të tezës. I kam thanë: hej une jam djalë. Edhe kanë thanë: Okej, çka po don tash me hanger? Se na jemi rritë me ty, e kemi ditë ketë sen se që prej që je kanë fëmijë tik e dashtë me u ba djalë”.

Për më shumë mund të ndiqni rrëfimin e tij: