Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Kharkiv, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një sulm me raketa ruse në Kharkiv sot vrau të paktën një person dhe plagosi 12 të tjerë , tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ekipet e shpëtimit po ‘luftojnë’ me kohën për të nxjerrë të bllokuarit në rrënoja, shtoi ai në një fjalim video të postuar në Telegram . “Puna e shpëtimit është ende duke [...]Read More...

Lufta në Ukrainë/ Sulm me raketa ruse në Kharkiv, një i vdekur dhe disa të plagosur

Një sulm me raketa ruse në Kharkiv sot vrau të paktën një person dhe plagosi 12 të tjerë , tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ekipet e shpëtimit po ‘luftojnë’ me kohën për të nxjerrë të bllokuarit në rrënoja, shtoi ai në një fjalim video të postuar në Telegram .

“Puna e shpëtimit është ende duke vazhduar në Kharkiv pas sulmit rus. Njerëzit janë nën rrënoja. Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për t’i ndihmuar ata. Deri më tani mësohet se janë lënduar 12 persona, 1 person fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë. Të gjitha forcat e nevojshme po marrin pjesë në operacionin e shpëtimit” , tha Zelensky, duke shtuar se Ukraina është e detyruar të përgjigjet.

“Terrorizmi rus do të ndëshkohet, është i pashmangshëm. Dhe falënderoj të gjithë në botë që po ndihmojnë Ukrainën të afrojë këtë dënim”, shtoi Zelensky./abcnews.al