Mandati i Xhaçkës, PS refuzon Kushtetuesen/ Çuçi: Nuk kemi vendim politik, presim komisionin e Venecias

“Gjykata Kushtetuese nuk krijon norma të reja juridike, e aq më tepër të krijojë normë të re Kushtetuese”. Me këtë argument Kryetari i Grupit parlamentar të mazhorancës njoftoi se Partisë Socialiste nuk do të dërgojë për interpretim mandatin e deputetes Olta Xhaçka në këtë Gjykatë. Duke cituar nenin 73 të Kushtetutës Bledi Çuçi theksoi se [...]Read More...

Mandati i Xhaçkës, PS refuzon Kushtetuesen/ Çuçi: Nuk kemi vendim politik, presim komisionin e Venecias

“Gjykata Kushtetuese nuk krijon norma të reja juridike, e aq më tepër të krijojë normë të re Kushtetuese”.

Me këtë argument Kryetari i Grupit parlamentar të mazhorancës njoftoi se Partisë Socialiste nuk do të dërgojë për interpretim mandatin e deputetes Olta Xhaçka në këtë Gjykatë.

Duke cituar nenin 73 të Kushtetutës Bledi Çuçi theksoi se deputetët janë të lirë për të votuar pro apo

“Është një ligj që nuk është interpretuar nga gjykata Kushtetuese”.

Megjithatë, sipas Bledi Çuçit për Olta Xhaçkën nuk ka një vendim politik.

“Ta thotë komisioni i Venecias. Por kur Kushtetuta thotë nuk mban përgjegjësi për votën, nuk mban: E thotë shumë qartë, ke pavarësi për votën. Ky është themeli i demokracisë, po shkatërruam ketë kemi shkatërruar demokracinë, e kemi deformuar.”

Socialistët marrin këtë vendim pas thirrjes së Gjykatës Kushtetuese se mandati i ish-ministres së Mbrojtjes duhet të shqyrtohet pa vonesa dhe sipas saj, deputetët janë të detyruar që ta dërgojnë atë sa më shpejt.

“Jam i pavarur, do votoj si të më dojë mendja mua, ma lejon Kushtetuta”.

/abcnews.al