Maqedonia e Veriut në muajin qershor do të luajë kundër Kroacisë dhe Çekisë, Bardhi pritet të mos marrë pjesë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll pritet që në pjesën e parë të muajit qershor të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese, njërën kundër Kroacisë dhe tjetrën kundër Çekisë, transmeton Portalb.mk. “Kapiteni i përfaqësues së Maqedonisë, Enis Bardhi, për shkak të lëndimit të marrë në ndeshjen e fundit për klubin e tij Trabzonspor, nuk do të […]

Maqedonia e Veriut në muajin qershor do të luajë kundër Kroacisë dhe Çekisë, Bardhi pritet të mos marrë pjesë
Enis Bardhi, Foto: Federata e Futbollit të RMV-së/Facebook

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll pritet që në pjesën e parë të muajit qershor të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese, njërën kundër Kroacisë dhe tjetrën kundër Çekisë, transmeton Portalb.mk.

“Kapiteni i përfaqësues së Maqedonisë, Enis Bardhi, për shkak të lëndimit të marrë në ndeshjen e fundit për klubin e tij Trabzonspor, nuk do të mund të vihet në dispozicion të përfaqësueses A të Maqedonisë për ndeshjet kundër Kroacisë dhe Çekisë”, sqaroi Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM).

Ndeshja e parë do të luhet më 3 qershor kundër Kroacisë në Rijekë, ndërsa e dyta më 10 qershor kundër Çekisë në Hradec Kralove.

Përzgjedhësi Bllagoja MIlevski ka publikuar edhe listën e futbollistëve të ftuar:

Stole DIMITRIEVSKI, Damjan SHISHKOVSKI, Igor ALEKSOVSKI, Dejan ILIEV; Visar MUSLIU, Todor TODOROVSKI, Nikolla SERAFIMOV, Jovan MANEV, Ezgja ALIOSI, Bojan DIMOVSKI, Ahmed ILJAZOVSKI, Srefan ASHKOVSKI, Gjoko ZAJKOV, Darko VELKOVSKI; Enis BARDHI, Jani ATANASOV, Agon ELEZI, Tihomir KOSTADINOV, Davor ZDRAVKOVSKI, Elif ELMAS, Isnik ALIMI, Dimitar MITROVSKI; Bojan MIOVSKI, Milan Ristovski, Darko ÇURLINOV, Aleksandar TRAJKOVSKI dhe Lirim QAMILI.