Maqedonia e Veriut pjesërisht e përgatitur për zbatimin e synimeve të zhvillimit të qëndrueshëm deri në vitin 2030

Institucionet dhe organet e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë pjesërisht të përgatitura për zbatimin e Objektivave Zhvillimore Strategjike deri në vitin 2030. Parakushtet themelore për zbatimin e zotimeve që dalin nga Agjenda 2030 janë plotësuar. Kuadri strategjik i vendosur për integrimin dhe përafrimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, OZhQ-ve me politikat dhe strategjitë […]

Maqedonia e Veriut pjesërisht e përgatitur për zbatimin e synimeve të zhvillimit të qëndrueshëm deri në vitin 2030
Shkupi, analiza ekonomike, ekonomi, shkup, qytetare, qytet, komunikacion, ndertime, ndertesa, banesa, institucione

Institucionet dhe organet e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë pjesërisht të përgatitura për zbatimin e Objektivave Zhvillimore Strategjike deri në vitin 2030. Parakushtet themelore për zbatimin e zotimeve që dalin nga Agjenda 2030 janë plotësuar. Kuadri strategjik i vendosur për integrimin dhe përafrimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, OZhQ-ve me politikat dhe strategjitë kombëtare dhe të zhvillimit siguron përafrim 83% me OZhQ-të, gjegjësisht, 95% nëse merren parasysh edhe 55 konventat ndërkombëtare të ratifikuara, thuhet në raportin “Gatishmëria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e synimeve të zhvillimit të qëndrueshëm deri në vitin 2030”, transmeton Portalb.mk.

Përpara se t’i hyjmë në detaje raportit, Çfarë është Agjenda 2030 për zhvillim të qëndrueshëm

Agjenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm paraqet angazhim të vendeve të botës, që deri në vitin 2030, për t’i dhënë fund varfërisë dhe urisë kudo, për të luftuar pabarazitë brenda dhe midis vendeve, për ndërtimin e shoqërive paqësore, të drejta dhe gjithëpërfshirëse, për mbrojtjen e njerëzve, të drejtat dhe fuqizimin e grave dhe vajzave, si dhe sigurimi i mbrojtjes së qëndrueshme të planetit dhe burimeve të tij natyrore. Vendet e botës kanë vendosur të krijojnë kushte për rritje ekonomike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme dhe punë të denjë për të gjithë, duke marrë parasysh nivelet dhe kapacitetet e ndryshme të zhvillimit kombëtar.

Zhvillimi i qëndrueshëm, si një koncept global, përpiqet të sigurojnë progres të vazhdueshëm dhe zhvillim të qëndrueshëm të brezave të tanishëm pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të përmbushur nevojat e tyre.

Në vitin 2000, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, liderët e 189 vendeve nënshkruan Deklaratën e Mijëvjeçarit dhe u zotuan të përmbushin Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (OZHM), një grup prej 8 synimesh kryesore zhvillimore, 18 objektiva dhe 48 treguesit për monitorimin e ecurisë deri në vitin e synuar 2015. Vëmendje e veçantë iu kushtua uljes së varfërisë dhe urisë, parandalimit të sëmundjeve të rrezikshme dhe zhvillimit të arsimit fillor. Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit dhanë një kontribut të madh në ndërgjegjësimin e publikut dhe rritjen e mobilizimit të vullnetit politik dhe burimeve për uljen e varfërisë.

Bazuar në suksesin e arritur dhe në drejtim të vazhdimit të tyre, në shtator 2015 OKB-ja zhvilloi dhe miratoi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm në dokumentin “Transformimi i botës sonë: Agjenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm,”1. motoja kryesore e së cilës është “ulja e pabarazive” dhe “të mos lëmë askënd prapa”. Agjenda përfshin një grup prej 17 synimesh të zhvillimit të qëndrueshëm, 169 synime/objektiva specifike dhe 230 tregues. Fokusi kryesor i OZhQ-ve është i drejtuar drejt zhdukjes së varfërisë, mbrojtjes së planetit dhe promovimit të paqes dhe prosperitetit midis njerëzve. OZhQ-të janë shtytësi kryesor i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) i cili përmban një potencial të rëndësishëm për rritje dhe zhvillim në fusha të ndryshme. PNUD punon për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm  OZhQ-ve në rreth 170 vende dhe territore. OZhQ-të i drejtohen të gjitha vendeve dhe duhet të zbatohen së bashku, gjë që do të sigurojë zbatimin efikas dhe efektiv të tyre duke bashkuar qeverinë qendrore dhe vendore, sistemin e OKB-së, SAI-t, organizatat e shoqërisë civile, sektorin privat, akademinë, Lidhja e ndërsjellë ndërmjet qëllimeve dhe zbatimit të suksesshëm të tyre varet nga partneriteti dhe bashkëpunimi i vendit në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Konkluzionet e raportit

Struktura e krijuar institucionale për menaxhimin e zbatimit të qëllimeve strategjike të zhvillimit përshtat një qasje të integruar, por funksionaliteti i saj pengohet pjesërisht nga mungesa e procedurave me kompetenca dhe përgjegjësi të përcaktuara qartë, kapacitetet e dobëta administrative, burimet e kufizuara financiare, joefikasiteti i kanaleve të komunikimi dhe informacionit, të cilat nga ana e tyre parandalojnë ndërgjegjësimin për OSZh-të dhe përfshirjen aktive të palëve të interesuara në vendimmarrje dhe përshtatje me Agjendën 2030.

Instrumentet e vendosura të monitorimit si Vlerësimi i Shpejtë i Integruar, Rishikimi Vullnetar Kombëtar (RVK) dhe raportet e Komitetit të Përbashkët i Menaxhimit (KPM-së) shërbejnë si një bazë e mirë për monitorimin dhe matjen e progresit dhe të rezultateve të arritura. Megjithatë, mungesa e një ueb-platforme të Entit të Statistikave e ndërlikon procesin e monitorimit dhe raportimit për grupin e treguesve të përdorur për të gjurmuar progresin e vendit dhe nivelin e arritjeve të OSZh-ve dhe Agjendën 2030.

Rekomandime

Auditimi ka rezultuar me rekomandime për institucionet kompetente që kanë për qëllim tejkalimin dhe përmirësimin e gjendjes së krijuar.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut/Këshilli Kombëtar i Zhvillimit të Qëndrueshëm(KKZHQ) duhet të ndërmarrin veprime si në vijim:

  • Të intensifikohen aktivitetet për përgatitjen e Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit.
  • Të sigurohet gjithëpërfshirje, konsistencë dhe vazhdimësi në punën e KKZHQ-së dhe Grupi Teknik i Punës(GTP) (
  • Të rishikohet kuadri organizativ dhe zbatues për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të përcaktohet qartë në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit që po përgatitet
  • Të rrisë ndërgjegjësimin për përfitimet e OSZh-ve të të gjithë aktorëve dhe përfshirjen e tyre aktive në krijimin e politikave dhe masave, si dhe në zbatimin e aktiviteteve që synojnë arritjen e OSZh-ve
  • 5 Në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të jepet mundësia që programet buxhetore të veçanta që zbatohen nëpërmjet buxhetit të shtetit të lidhen me qëllimet, objektivat dhe treguesit e veçantë të OSZh-ve përkatëse
  • Të sigurojë burime të përshtatshme njerëzore, materiale dhe teknike në sektorin publik për arritjen e OSZh-ve
  • Të sigurohet një platformë digjitale për mbledhjen dhe monitorimin e të dhënave nga institucione/aktorë të shumtë për të gjitha aktivitetet dhe të dhënat statistikore që lidhen me Agjendën 2030.

Kujtojmë se raporti i fundit i Eurostatit tregoi se varfëria është një dukuri që sa vjen e përhapet më shumë në Evropë, e nxitur nga inflacioni i lartë. Sipas Eurostat, 22 përqind e popullsisë evropiane ishte në rrezik varfërie në vitin 2022, një shifër që mbetet e qëndrueshme.

Raporti paralajmëron gjithashtu se rritja e çmimeve të shtëpive dhe inflacioni i lartë kanë prekur grupet e cënueshme, përfshirë të rinjtë dhe ata me arsim të ulët.