Mbikëqyrësit e AKI-së flasin për rrezikun nga spiunët e Serbisë në Kosovë

Arrestimi i dy personave me shtetësi kosovare e që dyshohet se kanë bashkëpunuar me shërbimin intelegjent serb ‘’BIA’’, ka nxitur debate dhe reagime brenda Republikës së Kosovës, shkruan FrontOnline. Por puna që ata bëjnë dhe dërgimi i informacioneve të ndjeshme të shtetit të Kosovës, për një agjenci të huaj e që në këtë rast, është […]

Mbikëqyrësit e AKI-së flasin për rrezikun nga spiunët e Serbisë në Kosovë
mbikeqyresit-e-aki-se-flasin-per-rrezikun-nga-spiunet-e-serbise-ne-kosove

mbikeqyresit-e-aki-se-flasin-per-rrezikun-nga-spiunet-e-serbise-ne-kosove

Arrestimi i dy personave me shtetësi kosovare e që dyshohet se kanë bashkëpunuar me shërbimin intelegjent serb ‘’BIA’’, ka nxitur debate dhe reagime brenda Republikës së Kosovës, shkruan FrontOnline.

Por puna që ata bëjnë dhe dërgimi i informacioneve të ndjeshme të shtetit të Kosovës, për një agjenci të huaj e që në këtë rast, është agjenci e një vendi që akoma vazhdon ta luftoj Kosovën në forma të ndryshme, paguhet prej 700 euro në muaj.

Forma e pagesës së tyre bëhet kesh dhe përveç saj ata marrin edhe pagesa tjera varësisht se si japin informacione dhe çfarë informacione japin.

Zyba: Nuk kemi informacione se sa mund të paguhet një spiun kosovar për BIA-n

Deputeti i VV-së, Salih Zyba, njëherit anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, për FrontOnline ka thënë se është punë e ndjeshme dhënia e informacioneve mbi pagesën e një agjenti që paguhet nga shërbimet e huaja, në këtë rast nga shërbimi sekret serb.

‘’Së pari puna e komisionit është punë e mbikëqyrjes dhe është punë e ndejshme dhe ka procedura që edhe me ditë nuk guxojmë me tregu e lëre që nuk e di. Këtë përgjigje e kufizon edhe rregullorja e punës’’ thotë ai.

Deputeti Zyba, thotë se nuk kanë të drejtë të japin të tilla informacione edhe nëse të tilla mund të ken sepse kjo është përgjegjësi ligjore.

‘’Ne e kemi deklaratën nën betim dhe është procedurë e Kuvendit e komisionit që nuk guxojmë me dhënë informacione sepse për ne është edhe përgjegjësi ligjore dhe janë organet tjera që japin informacione të tilla. Spekulimet nuk mundemi me i komentu ne’’, thotë ai.

Ai thotë se duhet pasur kujdes nga deklaratat publike dhe publikimi i të dhënave në publik, sepse të tillat kanë përgjegjësi

‘’Ne kemi për obligim edhe gazetarët me e ndihmu këtë proces, por edhe deklaratat publike të përgjegjshme, por publikimi i të dhënave duhet me lënë në kuadër të përgjegjësive’’ shprehet ai.

Deputeti Zyba, kërkon që për informacionet që nuk i kanë, të përmbahen e të mos jepen shifra që nuk i dijnë.

‘’Është shumë e rëndësishme me u përmbajtë në ato çka nuk i dijmë, nuk është puna ime me dhënë shifra, sepse nuk e di, janë organet tjera. Nuk jemi të thirrur me komentu numra’’ përfundon Zyba për FrontOnline.

Deputeti Dugolli: Të mos rritet e as të mos zvogëlohet numri i spiunëve kosovar për BIA-n serbe

Deputeti i VV-së dhe anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli, thotë për FrontOnline se nuk posedojnë informacione se sa mund të jetë numri i agjentëve nga Kosova të integruar në një agjenci të huaj spiunazhi, në këtë rast në BIA.

‘’Nuk e posedojmë ndonjë infromacionë të tillë, me siguri AKI dhe institucionet e sigurisë e kanë ndonjë numër, por ne nuk e kemi ndonjë numër të tillë dhe kush do që flet në këtë drejtim duhet me qenë të kujdesshëm dhe tëi referohet informacioneve zyrtare’’, thotë ai.

Dugolli, kërkon që të mos ketë deklarata as për fryrje apo zvogëlim të numrit të spiunëve, sepse kjo nuk e ndihmon aspak vendin.

‘’Sepse edhe fryrja por edhe zvogëlimi i numrit të tyre nuk na ndihmon, sepse jemi të ekspozuar nga një luftë hibride nga ana e Serbisë dhe duhet me iu besuar institucioneve të sigurisë’’ theksin ai.

Deputeti Dugolli, po ashtu thotë se nuk ka informacion se sa mundet me u paguar një agjent i huaj.

‘’Nuk e kemi as informacionin se sa mundet me u paguar një agjent, prandaj edhe në këtë drejtim nuk mund të them asgjë më shumë’’, përfundon ai.

Eksperti i sigurisë: Një spiun kosovar paguhet nga 700 euro në muaj nga BIA serbe

Eksperti për Çështje të Sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline, thotë se një agjent kosovar i integruar në BIA-n serbe, paguhet nga 700 euro në muaj dhe përveç saj marrin edhe pagesa tjera në bazë të punës.

‘’Në bazë të informacioneve që kemi dhe në punën që bëjmë në terren, kemi informacione se zyrtarët, apo agjentët sekret të BIA-s në Kosovë, marrin një pagë të rregullt që fillon nga 700 euro, e më pas edhe shpërblime edhe në bazë të veprës, landës, apo në bazë të përformancës kanë’’ thotë ai.

Elezi, thotë se gjitha këto bëhet mbi bazën për të nxitur sa më shumë agjentët dhe që ata të kenë sa më shumë informacione dhe që pagesa bëhet kesh.

‘’Gjtihmonë këto veprime bëhet për të nxitur sa më shumë përformancë. Zakonisht pagesa për këto kategori bëhet në kesh, duke përdorur gjitha metodat operative duke ruajtur burimet dhe bashkëpunëtorët e tyre dhe agjencitë sekrete para se angazhojnë një person në një vend të caktuar për çështjeve spiunazhi e krijon mbulesën juridike’’ deklaron ai për FrontOnline.

Njohësi i sigurisë, shprehet se nuk e di se sa është numri i agjentëve kosovar që punojnë për BIA-n serbe.

‘’Unë nuk mund ta them një numër të caktuar, sepse shërbimet sekrete janë tejet të interesuara për eskalimin e situatës në Kosovë dhe dëmtimin e gjitha proceseve që ngritë dhe zhvillon Kosovën dhe numri i agjentëve varion sipas planeve operative që kanë’’ përfundon Elezi.

Qehaja: Nuk i komentoj pagesat e spiunëve për BIA-n

Ndërkohe njohësi tjetër i sigurisë, Ramadan Qehaja, për FrontOnline, ka thënë se nuk i komenton çështjet sa i përket numrit të agjentëve apo shumën e pagesë së agjentëve për agjencitë e huaja të spiunazhit.

‘’Këto çështje nuk i komentoj sepse nuk jam njohës aq i mirë’’, thotë ai.

Ai shprehrt se është më tepër për çështje operative të sigurisë.

‘’Unë jam më tepër për çështjeve operative të sigurisë’’ përfundon ai/FrontOnline/