Mbyllja e “Bankës Postare Kursimore”/ Ekspertët: Aksionet në veri të bëhen në koordinim me aleatët strategjik

Policia e Kosovës ndërmori dje një aksion për mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) duke thënë se “ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë” dhe se ai “përshkallëzon tensionet”. Për njohësit e çështjeve të […]

Mbyllja e “Bankës Postare Kursimore”/ Ekspertët: Aksionet në veri të bëhen në koordinim me aleatët strategjik
mbyllja-e-“bankes-postare-kursimore”/-ekspertet:-aksionet-ne-veri-te-behen-ne-koordinim-me-aleatet-strategjik

mbyllja-e-“bankes-postare-kursimore”/-ekspertet:-aksionet-ne-veri-te-behen-ne-koordinim-me-aleatet-strategjik

Policia e Kosovës ndërmori dje një aksion për mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) duke thënë se “ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë” dhe se ai “përshkallëzon tensionet”.

Për njohësit e çështjeve të sigurisë, aksioni i Policisë ishte në nivelin ligjor dhe legal, duke gjetur zbatueshmëri vendimi i Bankës Qëndrore se në Kosovë është valuta euro, dhe jo dinari.

Nuredini: Aksioni i Policisë në veri tregon se Kosova po merr hapa ligjor

Nuredin Ibishi thotë për “Front Online” se aksioni i policisë për mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, tregon se Kosova po merr hapa ligjor sepse duhet të jetë një valutë.

“Mendoj se vetë ndërrmarja e aksionit është punë e ATK-së dhe institucioneve tjera financiare. Këto përcaktohen nga BQK-ja për konfiskimin e valutës serbe. Ky aksion tregon se Kosova po merr hapa ligjor, sepse në Kosovë duhet të jetë një valutë pra të jetë euro dhe jo dinari , këtë drejtim përkundër reagimeve të partnerëve tanë strategjik, nuk është një ndërrmarrje në aspektin negativ. Kjo duhet të rregullohet më në fund. Ndoshta merr një kohë kjo, por asgjë nuk ka që krijon tensione por duhet të duhet të  bëhet pyetje se a janë bërë zgjedhjet e duhura për ta. Mendoj se në këtë drejtim është dashur të mendohet”, tha Ibishi.

Poashtu, njohësi i sigurisë thotë se sa i përket reagimeve të ndërkombëtarëve, si të BE-së ashtu edhe të DASH-it duhet të jemi të kujdesshëm dhe të jemi partner strategjik.

“Ka pjesëtarë të tjerë që i gëzojnë këto pagesa dhe ato janë të ndjeshme dhe pyetja është se a ka arritur që kjo të i zgjedhë ato, përkundër bisedimeve në Bruksel, por edhe reagimi ndërkombëtar duhet. BE në të vërtetën dëshiron të flas për marrëveshje por nuk bën zbatim dhe reagimi i DASH-it, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të jemi partner strategjik, por edhe me BE-në të jemi të pjesshëm, të kemi dakordancë, pra krijimi i zgjidhjes të jetë nga ana jonë dhe faza tranzitore të jetë sa më e kënaqëshshme për ne”, tha Ibishi.

Shala: Reagimi i DASH-it është për nivelin politik, assesi për nivelin profesional të Policisë

Drizan Shala, ekspert i sigurisë, thotë për “Front Online” se aksioni për mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit në aspektin legal dhe legjitim, Policia  e Kosovës ka dëshmuar profesionalizëm

“Policia e Kosovës ka vepruar sipas informacioneve operative duke lokalizuar dhe verifikuar që këto gjashtë lokacione në pjesën veriore janë duke kryer aktivtete ilegale. Në bazë të vendimit të BQK-së se valutë këmbimore është euroja dhe këto gjashtë hapësira në pjesën veriore kanë vepruar edhe pa licensë të BQK-së. Në aspektin legal dhe legjitim, Policia ka dëshmuar profesionalizëm duke përpunuar çdo informacion për me pasuruar operativën, duke asistuar në legjitimitetin në pjesën veriore”, tha ai.

Shala thotë se reagimi i DASH-it vjen si shqetësim në nivelin politik dhe asesi për nivelin profesional të Policisë së Kosovës, të cilët e kanë kryer punën në mënyrë të ndershme.

“DASH-i ka një shqetësim në aspektin që është gjeostrategjik dhe gjeopolitik, duke pasur për bazë që ka një potencial që ekuilibri i sigurisë mund të prishet nga tentativa që të zbatojnë ligjshmëri dhe legalitet në veri. Pra, kjo ka ndikuar që DASH-i të reagojë dhe reagimi është për nivelin politik dhe asesi për nivelin profesional të Policisë së Kosovës, të cilët e kanë kryer punën në mënyrë të ndershme”, theksoi ai.

Shala tha se DASH-i e ka parë shkelje dërgimin e të gjitha forcave Speciale në pjesën veriore dhe shërben për destabilizim të veriut.

Për Shalën, institucionet politikbërëse komunikimin me aleatët ta kenë primar.

“Instutucionet politik bërëse në Kosovë do duhej që komunikimin reciprok, në nivelin strategjik të jetë primar dhe çelësi kryesor i hapjeve të portave të bashkëpunimit në kontekstin politik që reflektohet në aspektin e sigurisë. Policia ka takime të përditshme në strukturat e ndryshme të sigurisë ndërkombëtare dhe i kanë shkëmbyer informacionet e tyre që do të ketë një aksion të tillë në zbatueshmërinë e vendimit të BQK-së sa i përket përdorimit së monedhës së Kosovë”, tha ai.

Islami: Aksioni në veri në përputhje me Ligjin dhe Kushtetutën e vendit

Avni Islami, njohës i çështjeve të sigurisë, thotë për “Front Online” se asksioni që ndërmori Policia  për mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit është janë në përputhje me Ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Pas një maratone bisedimesh lidhur me dinarin, për përdorimin e tij në territorin e Kosovës, dhe pas redakilizimit të kërkesave të Qeverisë Serbe dhe dështimit të atyre bisedimeve, instutucionet e Kosovës kanë ndërmarrë një varg veprimesh të cilat janë në përputhje me Ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Pra, veprimet të cilat ndalojnë bankat serbe të operojnë në territorin e Kosovës është në përputhje të plotë me ligjet aktuale dhe Kushtetutën tonë. Prandaj, ky veprim në aspektin juridik dhe të së drejtës ndërkombëtare është plotësisht me vend dhe plotësisht me të drejtë”, thotë Islami.

Islami thotë se vendimet e tilla po e kthejnë dinjitetin dhe po e  plotëosjnë sovranitetin në tërë territorin e Republikës së Koosvës.

“Mirëpo politikisht, unë nuk jam i thirrur ta vlerësoj, mirëpo ndaj mendime me atë se vendimet e tilla po e kthejnë dinjitetin dhe po e plotësojnë sovranitetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës, jo vetëm me  anë të masave reprezive, pra përmes Policisë por edhe vendosjen e ligjshmërisë në vend, pra duke e funksionalizuar bankat e Kosovës dhe duke i pamundësuar bankave ilegale të cilat veprojnë dhe operojnë në vendin tonë”, tha ai për FrontOnline.