Meta në Prevallë: Trishtim i madh, po digjet pylli më i bukur – të reagohet shpejt, jo kur zjarri t’u afrohet banesave

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka publikuar një video nga Prevalla, ku po qëndron, siç tha, për arsye shëndetësore. “Prej ditësh po digjet pylli më i bukur”, tha ai në videon e publikuar në Facebook. “Masive të tëra me pisha 50 vjeçare, 100 vjeçare janë duke u djegur”. Meta kërkoi reagim të shpejtë para se […]

Meta në Prevallë: Trishtim i madh, po digjet pylli më i bukur – të reagohet shpejt, jo kur zjarri t’u afrohet banesave
meta-ne-prevalle:-trishtim-i-madh,-po-digjet-pylli-me-i-bukur-–-te-reagohet-shpejt,-jo-kur-zjarri-t’u-afrohet-banesave

meta-ne-prevalle:-trishtim-i-madh,-po-digjet-pylli-me-i-bukur-–-te-reagohet-shpejt,-jo-kur-zjarri-t’u-afrohet-banesave

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka publikuar një video nga Prevalla, ku po qëndron, siç tha, për arsye shëndetësore.

“Prej ditësh po digjet pylli më i bukur”, tha ai në videon e publikuar në Facebook. “Masive të tëra me pisha 50 vjeçare, 100 vjeçare janë duke u djegur”.

Meta kërkoi reagim të shpejtë para se “zjarri t’u afrohet banesave”.

“Trishtim i madh këtu në Prevallë, ku prej ditësh po digjet pylli më i bukur dhe më kurativ, për të gjithë ata që kanë probleme me shëndetin dhe vijnë këtu sidomos për arsye shëndetësore! Kërkohet një reagim i shpejtë dhe jo kur zjarri t’u afrohet banesave!”, shkroi Meta.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi tha sot se Policia po u vihet në ndihmë zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente në përpjekjen për shuarjen e zjarrit.