Mickoski: E ndjeki me kujdes lojën shumë të rrezikshme të BDI-së

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili e mori mandatin për të krijuar qeverinë e re të Maqedonis së Veriut, ua tërhoqi sot vërejtjen funksionarëve të caktuar të BDI-së, që sipas tij, po luajnë lojë të rrezikshme, duke tentuar që bisedimet për formimin e qeverisë t’i zbresin në një nivel të garave numerike dhe etnike. […]

Mickoski: E ndjeki me kujdes lojën shumë të rrezikshme të BDI-së
Hristijan Mickoski. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili e mori mandatin për të krijuar qeverinë e re të Maqedonis së Veriut, ua tërhoqi sot vërejtjen funksionarëve të caktuar të BDI-së, që sipas tij, po luajnë lojë të rrezikshme, duke tentuar që bisedimet për formimin e qeverisë t’i zbresin në një nivel të garave numerike dhe etnike. Ai tha se këta individë, e bëjnë këtë lojë prej vitesh, por VMRO nuk do të lejojë as retorikë e as veprimtari të tillë.

“I shoh deklaratat etnocentrike që cilat vijnë nga disa persona zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim. Në atë mënyrë shohin që sërish të imponojnë provokime etnike në bashkëjetesën në Maqedoni, me faktin që këto bisedime për formimin e qeverisë së re dhe institucioneve të zbriten në çështje se sa kanë fituar shqiptarët, maqedonasit, serbët, vllehët dhe të tjerët. E ndjek me kujdes këtë lojë shumë të rrezikshme, të individëve të cilët, e kanë luajtur këtë lojë në 7 vitet e kaluara. Dhe nëse ashtu vazhdojnë, shumë shpejtë sot, e vërteta do të dalë në shesh”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, dje lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se jo të gjithë mund ta marrin mandatin për të vendosur se kush do t’i përfaqësojë shqiptarët në atë qeveri.

Rikujojmë se pas zgjedhjeve të 8 majit, në kampin maqedonas VMRO-DPMNE doli fituese me 58 deputetë ndërsa në kampin shqiptar Fronti Evropian së pari me 19 deputetë por pas rivotimit me 22 maj mbeti me 18 deputetë.  Megjithatë, Qeveria e re pritet të formohet jo me fituesin e kampit shqiptar, por me koalcionin shqiptar VLEN që kishte 13 deputetë por që fitoi një më shumë pas rivotimit, konkretisht ka 14 deputetë.

Me 2 qershor 2024 Fronti Evropian bëri publike deklaratën e tyre politike të dedikuar të gjitha institucioneve vendore si dhe ndërkombëtare evropiane dhe botërore, në lidhje me situatën politike në vend.

Sipas tyre, ky është hapi i parë i veprimit të këtij koalicionit për të treguar se në çfarë drejtimi rrezikohet “Marrëveshja e Ohrit”, dhe se me hapat që do të ndërmarrin më tej do të luftojnë majorizimin që po e bën partia maqedonase VMRO-DPMNE si formuese e qeverisë së ardhshme në Maqedoninë e Veriut, duke marrë në këtë qeveri koalicionin VLEN.