Mickoski pas rivotimit në NJZ 5 pret sigurim të shumicës së dy të tretës

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot në deklaratë për media theksoi që  pas rivotimit në NJZ5 pret shumicë në Kuvend me 62 deputetë, njofton Portalb.mk. Kjo, siç tha ai, do të ishte mundësi historike. Mickoski sot në fshatin Razllovci potencoi se qëllimi i ryee i ardhshëm është shumica e dy të tretave në Kuvend. “Mendoj […]

Mickoski pas rivotimit në NJZ 5 pret sigurim të shumicës së dy të tretës
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski/Foto: VMRO - DPMNE

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot në deklaratë për media theksoi që  pas rivotimit në NJZ5 pret shumicë në Kuvend me 62 deputetë, njofton Portalb.mk.

Kjo, siç tha ai, do të ishte mundësi historike. Mickoski sot në fshatin Razllovci potencoi se qëllimi i ryee i ardhshëm është shumica e dy të tretave në Kuvend.

“Mendoj se shumë shpejtë, tashmë sot, deri në fund të javës do të mund ta realizojmë këtë, me çka do të ndryshohet ligji për organizimin e resorëve në qeveri, do të marrim qeveri me strukturë të re, qeveri moderne, qeveri e cila do t’u shërbejë nevojave të qytetarëve”, theksoi Mickoski.

Më 22 maj të vitit 2024 do të ketë rivotim në gjashtë vendvotime në NJZ 5 dhe një në NJZ 6 – vendvotimet 1470/1 dhe 1470 në Komunën e Dollnenit, 1194 dhe 1202 në Komunën e Krushevës, 1844 në Komunën e Strugës dhe 1272 në Komunën e Ohrit, si dhe 2101 në Komunën e Zhelinës, pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Gjykata Administrative i refuzuan si të pabaza të gjitha shtatë paditë nga “Fronti Evropian”. Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024.

Paraprakisht, Arben Taravari nga koalicioni “Vlen” sot në intervistë për Radio Televizionin e Kosovës ka dekaruar se në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit.

Koalicioni “Vlen” dhe VMRO-DPMNE kanë formuar grupe pune të cilët po zhvillojnë takime për negociata për koalicionim të përbashkët. Koalicioni “Maqedonia juaj” që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE ka fituar 58 mandate parlamentare, ndërsa Koalicioni VLEN me 13.