Micotakis pret që Mickoski ta përdor prapashtesën “e Veriut”, çështjen do ta inicojë në samitin e NATO-s

Kryeministri grek Kirjakos Micotakis, çështjet diplomatike me Republikën e Maqedonisë së Veriut, i lidh ngushtë me respektimin e Marrëveshjes së Prespës. Ai paralajmëroi se është në pritje nga mandatari, Hristijan Mickoski të deklarojë hapur se a do të respektojë të njëjtën dhe se çështjen do ta inicojë edhe në samitin e NATO-s, shkruan MIA. Ndryshimi […]

Micotakis pret që Mickoski ta përdor prapashtesën “e Veriut”, çështjen do ta inicojë në samitin e NATO-s
Kryeministri grek Kirjakos Micotakis, Foto: Printscreen nga video intervista

Kryeministri grek Kirjakos Micotakis, çështjet diplomatike me Republikën e Maqedonisë së Veriut, i lidh ngushtë me respektimin e Marrëveshjes së Prespës. Ai paralajmëroi se është në pritje nga mandatari, Hristijan Mickoski të deklarojë hapur se a do të respektojë të njëjtën dhe se çështjen do ta inicojë edhe në samitin e NATO-s, shkruan MIA.

Ndryshimi i emrit të RMV-së, që erdhi si pasojë e arritjes së Marrëveshjes së Prespës, dhe kryeministri grek pret që i njëjti të shqiptohet qartë, dhe në mënyrë kategorike nga ana e Mickoskit.

“Pres nga mandatari për kryeministër të Maqedonisë së Veriut që publikisht, në mënyrë të qartë dhe kategorike të deklarojë se e respekton Marrëveshjen e Prespës, se emri i vendit të tij është Maqedoni e Veriut, erga omnes si për përdorim të brendshëm ashtu edhe të jashtëm”, tha kryeministri grek Kiriakos Micotakis i cili u shpreh se “çështjen konkrete do ta ngrejë në Samitin e ardhshëm të NATO-s, por njëherësh vlerësoi se pret që në Shkup logjika edhe më tej të mbisundojë”, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut ka qenë kandidate anëtarësimi në BE që nga viti 2005. Por fillimi i bisedimeve të anëtarësimit u shty për shkak të konfliktit të emrit me Greqinë. Në vitin 2017 u arrit marrëveshje me Greqinë për ndryshimin e emrit, që në vitin 2019 edhe u zbatua. Athina këmbënguli për ndryshimin e emrit nga “Maqedoni”, pasi një rajon në veri të Greqisë mban po këtë emër. Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është e një rëndësie të madhe, pasi menjëherë pas arritjes së saj Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s.