Miftaraj i IKD-së: Ministrat dhe deputetët që akuzohen për korrupsion duhet të shkarkohen ose të dorëhiqen

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë për “Front Online” se në raste kur ministra deputetë ose pozita të larta akuzohen për korrupsion të njejtit duhet të shkakrohen ose dorëhiqen. “IKD në vazhdimësi ka potencuar se qeverisja me duar të pastra duhet te kete imperativ kryesori seciles qeveri. Në secilin rast kur […]

Miftaraj i IKD-së: Ministrat dhe deputetët që akuzohen për korrupsion duhet të shkarkohen ose të dorëhiqen
miftaraj-i-ikd-se:-ministrat-dhe-deputetet-qe-akuzohen-per-korrupsion-duhet-te-shkarkohen-ose-te-dorehiqen

miftaraj-i-ikd-se:-ministrat-dhe-deputetet-qe-akuzohen-per-korrupsion-duhet-te-shkarkohen-ose-te-dorehiqen


Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) thotë për “Front Online” se në raste kur ministra deputetë ose pozita të larta akuzohen për korrupsion të njejtit duhet të shkakrohen ose dorëhiqen.

“IKD në vazhdimësi ka potencuar se qeverisja me duar të pastra duhet te kete imperativ kryesori seciles qeveri. Në secilin rast kur ministra, deputete ose pozita të larta akuzohen për korrupsion të njejtit duhet të shkakrohen ose dorëhiqen”, tha ai.

Miftaraj thotë se është jo etike që një politikan në mëngjes të endet sallave të gjykatave e ditën të merr vendime në emër të qytetarëve.

“Është jo etike që një politikan në mëngjes të endet sallave te prokurorise dhe gjykatave dhe gjatë ditës të merr vendime në emer të qytetarëve”, tha tutje ai.

Miftaraj thotë se me ardhjen në pushtet Vetvendosje ka harruar premtimet që kishte.

“Kjo qasje ka qene një ndër premtimet e LVV-së por që me ardhjen në pushtet e kane harruar këtë premtim”, tha Miftaraj për Front Online.

Për ftesat e Speciales kishte akuza të rënda nga vetë të intervistuarit, ministra dhe zvministra të Qeverisë Kurti. Albulena Haxhiu kishte deklaruar se po tentohet të ndalet puna e tyre. Ishte edhe kryeministri Kurti që sot reagoi për intervistimin e Haxhiut duke akuzuar Specialen se ende nuk kanë aktakuzë për Radojçiqin, duke thënë se prokurisë nuk i kanë mjaftuar 10 muaj, por nuk ju deshën më shumë se 10 orë për ta marr në pyetje ministren tonë të Drejtësisë Albulena Haxhiun për një postim në Facebook .

“Në Kosovë nuk është ngritur ende aktakuzë ndaj Millan Rdojçiq dhe terroristëve tjerë të grupit të tij nga ana jonë e sistemit tonë të drejtësisë, prokurisë nuk i kanë mjaftuar 10 muaj, por nuk ju deshën më shumë se 10 orë për ta marr në pyetje ministren tonë të Drejtësisë Albulena Haxhiun për një postim në Facebook”, ka thënë kryeministri i vendit Albin Kurti.