Ministri i Jashtëm izraelit: Shfarosja e liderit të ri të Hamasit është e domosdoshme

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka argumentuar sonte se emërimi i Yahya Sinwar në krye të Byrosë Politike të Hamasit është një arsye tjetër bindëse për të vrarë organizatorin e dyshuar të sulmit të 7 tetorit. “Emërimi i krye-terroristit Yahya Sinwar si lideri i ri i Hamasit, duke zëvendësuar Ismail Haniya, është një arsye [...]Read More...

Ministri i Jashtëm izraelit: Shfarosja e liderit të ri të Hamasit është e domosdoshme

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka argumentuar sonte se emërimi i Yahya Sinwar në krye të Byrosë Politike të Hamasit është një arsye tjetër bindëse për të vrarë organizatorin e dyshuar të sulmit të 7 tetorit.

“Emërimi i krye-terroristit Yahya Sinwar si lideri i ri i Hamasit, duke zëvendësuar Ismail Haniya, është një arsye tjetër bindëse për ta shfarosur atë së shpejti dhe për ta fshirë këtë organizatë të urryer nga faqja e dheut,” shkroi ministri i jashtëm i Izraelit në një postim në platformën X (dikur Tëitter).

Sinwar konsiderohet gjerësisht si ‘arkitekti’ i pushtimit dhe masakrës së 7 tetorit në jug të Izraelit, në të cilën rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 u morën peng, duke ndezur luftën e vazhdueshme në Gaza.

Më 1 gusht, IDF konfirmoi se kishte vrarë Muhamed Deif, komandantin e krahut ushtarak të Hamasit, në një sulm ajror në Gazën jugore muajin e kaluar./abcnews.al