Ministria me detaje për zjarrin ku u dogjën pesë vetura në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) përmes një komunikate ka njoftuar se po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe shkaqeve të zjarrit të djeshëm në Kalanë e Shkupit ku i dogjën pesë vetura, raporton Portalb.mk. Ministria njoftoi se dje në orën 13:25 janë njoftuar se në rrugën ‘Llazar Liçenovski” në parking digjej bar i […]
![Ministria me detaje për zjarrin ku u dogjën pesë vetura në Shkup](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/04/434177115_941235134335810_6002368681431042674_n-e1712409664100.jpg?fit=1024%2C768&quality=89&ssl=1)
![Pesë vetura u dogjën në zjarrin nën Kalanë e Shkupit/ Foto:Portalb.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/04/434177115_941235134335810_6002368681431042674_n-e1712409664100.jpg)
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) përmes një komunikate ka njoftuar se po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe shkaqeve të zjarrit të djeshëm në Kalanë e Shkupit ku i dogjën pesë vetura, raporton Portalb.mk.
Ministria njoftoi se dje në orën 13:25 janë njoftuar se në rrugën ‘Llazar Liçenovski” në parking digjej bar i thatë.
“Nga zjarri janë djegur plotësisht pesë vetura të pasagjerëve me targa të Shkupit: “Seat Leon” në pronësi të B.A.(32) nga Shkupi, “Mercedes” në pronësi të M.G.(41) nga Shkupi, “Seat Leon” në pronësi të M.T.(19). ) nga Ilindeni Shkup, “Toyota” në pronësi të A.T.(28) nga Shkupi dhe “Reno” në pronësi të B.B.(42) nga Shkupi. Gjithashtu, nga zjarri është djegur pjesërisht edhe automjeti i pasagjerëve “Hundai” me targa të Shkupit në pronësi të A.A.(39) nga Shkupi”, informoi MPB.
Zjarri u shua ndërsa dëmet ishin vetëm materiale.