Ministrja premtoi ndërtimin e 28 sallave të reja sportive në shkollat e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut brenda tre viteve do të ndërtohen 28 salla të reja sportive në shkolla, premtoi ministrja për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevska, transmeton Portalb.mk. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës në tre vitet e ardhshme do të ndërtojë 28 salla të reja sportive shkollore në Maqedoni, në komuna të ndryshme. Sipas planit, është […]

Ministrja premtoi ndërtimin e 28 sallave të reja sportive në shkollat e Maqedonisë së Veriut
Terreni sportiv në shkollën fillore "Andrea Saveski Kikish" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në Maqedoninë e Veriut brenda tre viteve do të ndërtohen 28 salla të reja sportive në shkolla, premtoi ministrja për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevska, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës në tre vitet e ardhshme do të ndërtojë 28 salla të reja sportive shkollore në Maqedoni, në komuna të ndryshme. Sipas planit, është paraparë që aktivitetet të fillojnë në vitin 2025 dhe deri në fund të vitit 2027 t`i përfundojmë të gjitha objektet”, raportoi Ministria.

Planifikohet që këto investime do të kushtojnë rreth 560 milionë denarë.

Ndryshe, Policia e Maqedonisë së Veriut në muajin korrik ka ngritur kallëzim penal ndaj pesë personave për “keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar”, ndërsa ndaj dy personave për “punë të pakujdesshme në detyrë”, gjatë keqpërdorim të sallave sportive në Maqedoninë e Veriut.

muajin prill, Policia e Maqedonisë së Veriut pas kryerjes së hetimeve paraprake, ka ngritur kallëzim për ish-kryetarin e një komune të Shkupit nën dyshimin për keqpërdorimin e pozitës zyrtare gjatë tenderimit të punëve për rekonstruktimin e sallave të sportit.