“Moska do të pësojë humbje”, presidenti polak: Do të mbroj trupat ruse nëse largohen nga Ukraina

Presidenti polak Andrzej Duda tha se është e nevojshme që Rusia të kuptojë se do të pësojë humbje duke sulmuar një vend të pavarur, por se është e gatshme të mbrojë trupat ruse nëse largohen nga territori i Ukrainës. Duda e bëri këtë deklaratë gjatë një konferencë për shtyp me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky [...]Read More...

“Moska do të pësojë humbje”, presidenti polak: Do të mbroj trupat ruse nëse largohen nga Ukraina

Presidenti polak Andrzej Duda tha se është e nevojshme që Rusia të kuptojë se do të pësojë humbje duke sulmuar një vend të pavarur, por se është e gatshme të mbrojë trupat ruse nëse largohen nga territori i Ukrainës.

Duda e bëri këtë deklaratë gjatë një konferencë për shtyp me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe kryeministren e Lituanisë Ingridas Shimonite në Kiev, me rastin e 33 vjetorit të pavarësisë së Ukrainës.

“Nëse trupat ruse largohen nga Ukraina, unë do të jem i pari që do të telefonoj Zelenskyn dhe do t’i them që të mos i prekin derisa të largohen.

Këtë mund t’ua premtoj ushtarëve rusë. Por për sa kohë që Rusia sulmon Ukrainën në luftën që filloi, duhet të kuptojë se ata që vijnë me shpatë do të vdesin nga shpata”, tha ai.

/abcnews.al