MPJ konfirmon mbërritjen e “trupit të pajetë të qytetarit të raportuar si i vrarë në Lloznicë”: Po kryhen procedurat për identifikim

Ministria e Punëve të Jashtme e ka konfirmuar edhe një herë se trupi i Faton Hajrizit që u vra në Lloznicë të Serbisë ka mbërritur në Kosovë. Sipas MPJ-se, institucionet përkatëse të Kosovës po i kryejnë procedurat e mëtejme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij. “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin […]

MPJ konfirmon mbërritjen e “trupit të pajetë të qytetarit të raportuar si i vrarë në Lloznicë”: Po kryhen procedurat për identifikim
mpj-konfirmon-mberritjen-e-“trupit-te-pajete-te-qytetarit-te-raportuar-si-i-vrare-ne-lloznice”:-po-kryhen-procedurat-per-identifikim

mpj-konfirmon-mberritjen-e-“trupit-te-pajete-te-qytetarit-te-raportuar-si-i-vrare-ne-lloznice”:-po-kryhen-procedurat-per-identifikim

Ministria e Punëve të Jashtme e ka konfirmuar edhe një herë se trupi i Faton Hajrizit që u vra në Lloznicë të Serbisë ka mbërritur në Kosovë.

Sipas MPJ-se, institucionet përkatëse të Kosovës po i kryejnë procedurat e mëtejme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë”.

“Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.