Murati mburret me rezultatin e uljes së aksidenteve me fatalitet në vendin e punës

Ministri i Financave, Hekuran Murati është mburrur me rezultatin e Inspektoratit të Punës rreth aksidenteve me fatalitet në vendin ku punojnë. Deri tani, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, nuk ka pasur asnjë vdekje në vendin e punës, njofton Klankosova.tv. Ai iu bën thirrje edhe punëdhënësve që të sigurohen se i përmbushin kushtet për […]

Murati mburret me rezultatin e uljes së aksidenteve me fatalitet në vendin e punës
murati-mburret-me-rezultatin-e-uljes-se-aksidenteve-me-fatalitet-ne-vendin-e-punes

murati-mburret-me-rezultatin-e-uljes-se-aksidenteve-me-fatalitet-ne-vendin-e-punes

Ministri i Financave, Hekuran Murati është mburrur me rezultatin e Inspektoratit të Punës rreth aksidenteve me fatalitet në vendin ku punojnë.

Deri tani, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, nuk ka pasur asnjë vdekje në vendin e punës, njofton Klankosova.tv.

Ai iu bën thirrje edhe punëdhënësve që të sigurohen se i përmbushin kushtet për të ofruar ambiente të sigurta pune dhe pajisje përkatëse që parandalojnë lëndimet në vendin e punës.

Ndër të tjerqa, ai thotë se puna e tillë e IP-së, do të vazhdojë edhe më tutje.

Deri më tani, sivjet kemi 0 aksidente me fatalitet në vendin e punës.

“Urojmë që ky trend të vazhdojë deri në fund të vitit, e të bëhet normë e re edhe për vitet e ardhshme! Inspektorati i Punës do të vazhdojë kontrollet me intensitet të shtuar, sidomos në sektorët që përbëjnë rrezikshmëri të lartë”, shkroi Murati në Facebook.

“Kemi dyfishuar numrin e inspektorëve të punës, dhe numri do të rritet edhe më tutje sivjet. Gjithashtu, janë shtuar ndjeshëm edhe kampanjat e përqendruara të inspektimeve, siç e kishim në tremujorin e parë të këtij viti, në bashkëpunim edhe me ATK-në.  Në mënyrë që ky trend i jashtëzakonshëm të vazhdojë, lusim të gjithë punëtorët që të kenë kujdes gjatë punës”.

“Njëkohësisht u bëjmë thirrje edhe punëdhënësve që të sigurohen se i përmbushin kushtet për të ofruar ambiente të sigurta pune dhe pajisje përkatëse që parandalojnë lëndimet në vendin e punës.  Bashkërisht, le ta mbajmë këtë statistikë zero”.