Nagip Krasniqi i jep lamtumirën KEK-ut: Lamë pas vete gjurmë të mira

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi ka shkruar një letër përshëndetëse pas lirimit nga detyra, derisa dyshohet për tri vepra penale, “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “ushtrim të ndikimit” dhe “konflikt i interesit”. Qysh në fillim të kësaj letre, ai thotë se “ky ishte një rrugëtim i mundimshëm” që nuk përfundoi në mënyrën […]

Nagip Krasniqi i jep lamtumirën KEK-ut: Lamë pas vete gjurmë të mira
bord-i-kek’ut-e-shkarkon-nagip-krasniqin,-paralajmeron-shpalljen-e-konkursit-per-kryeshef-te-ri

bord-i-kek’ut-e-shkarkon-nagip-krasniqin,-paralajmeron-shpalljen-e-konkursit-per-kryeshef-te-ri

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi ka shkruar një letër përshëndetëse pas lirimit nga detyra, derisa dyshohet për tri vepra penale, “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “ushtrim të ndikimit” dhe “konflikt i interesit”.

Qysh në fillim të kësaj letre, ai thotë se “ky ishte një rrugëtim i mundimshëm” që nuk përfundoi në mënyrën më të mirë.

Por sipas Krasniqit, “kjo është jeta”.

“Më 23 prill, rrugëtimi im mjaft i turbullt, dinamik, i mundimshëm por edhe jashtëzakonisht interesant me KEK-un mori fund. Ndoshta jo në mënyrën më të mirë që do të doja të ndodhte, por … kjo është jeta”.

Në letrën e tij, Krasniqi flet edhe për “netë pa gjumë”.

“Shumë ulje-ngritje, surpriza, kohë të vështira, djersë, netë pa gjumë… por edhe disa momente krenarie, gëzimi dhe kënaqësie…”.

Në fund, ish-kryeshefi i KEK-ut, i afërt me VV-në, thotë se nuk u përmbushën disa prej objektivave dhe se janë humbur betejat kyçe përgjatë rrugëtimit.

“Ne nuk ia dolëm plotësisht në objektivin tonë përfundimtar. Ne humbëm disa beteja kyçe përgjatë rrugës, kemi humbur disa njerëz të mirë, dështuam të fitojmë…dhe këto janë disa nga shijet e mia të hidhura që i mora me vete. Por, ne lamë pas vete disa gjurmë të mira, dhe rrënjosëm thellë idenë dhe konceptin se ndryshimi dhe transformimi është i mundur. Po ashtu lamë prapa disa njerëz vërtetë të mrekullueshëm që do të vazhdojnë ndryshimit dhe përfundimisht do ta kompletojnë transformimin.” – ka shkruar ai.