Ndërtesa e Qeverisë do të ndriçohet për Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale
Të dielën në mbrëmje, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të ndriçohet për Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në shënim të kësaj dite, ndërtesa do të ndriçohet me lulen anemonë rreth orës 19:30. Lulja anemonë është simboli që përfaqëson të mbijetuarat e të mbijetuarit e […]
![Ndërtesa e Qeverisë do të ndriçohet për Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/04/639496-ndertesa-e-qeverise-do-te-ndricohet-per-diten-e-te-mbijetuarve-te-dhunes-seksuale.webp)
![ndertesa-e-qeverise-do-te-ndricohet-per-diten-e-te-mbijetuarve-te-dhunes-seksuale](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/04/639496-ndertesa-e-qeverise-do-te-ndricohet-per-diten-e-te-mbijetuarve-te-dhunes-seksuale.webp)
Të dielën në mbrëmje, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të ndriçohet për Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në shënim të kësaj dite, ndërtesa do të ndriçohet me lulen anemonë rreth orës 19:30.
Lulja anemonë është simboli që përfaqëson të mbijetuarat e të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ndryshe, kjo ditë përkujton vuajtjet dhe sakrificat e të gjithë atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.