Ndërtimtaria në RMV shënoi ulje të shpenzimeve te materialet, por rritje të shpenzimeve për krahun e punës

Në Maqedoninë e Veriu në tremujorin e parë të vitit 2024 është regjistruar ulje e çmimeve te materialet ndërtimore, ndërkohë janë rritur shpenzimet për punëtorët, transmeton Portalb.mk. “Në tremujorin e parë të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kostot e ndërtimit për objektet e reja për banim individual janë më të […]

Ndërtimtaria në RMV shënoi ulje të shpenzimeve te materialet, por rritje të shpenzimeve për krahun e punës
Shkupi, analiza ekonomike, ekonomi, shkup, qytetare, qytet, ndertesa, banesa, punetore

Në Maqedoninë e Veriu në tremujorin e parë të vitit 2024 është regjistruar ulje e çmimeve te materialet ndërtimore, ndërkohë janë rritur shpenzimet për punëtorët, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e parë të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kostot e ndërtimit për objektet e reja për banim individual janë më të ulëta për 5.2 %, kostot për materiale për 11.6 % dhe kostot e punëtorëve janë më të larta për 12.0 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2023, kostot për materiale kanë shënuar ulje për 7.8 përqind, ndërsa kosto e punëdores ulje për 9.8 përqind.

“Indekset e kostos së ndërtimit për objektet e reja të banimit individual kanë për qëllim shqyrtimin ose monitorimin e kostove të ndërmarra nga kompanitë e ndërtimit në procesin e ndërtimit të objekteve të reja për banim individual”, sqaroi Enti.