Ndotja e Liqenit të Ohrit në nivele alarmante, madje duket nga aeroplani

Edhe pse liqeni i Ohrit është pasuri e madhe natyrore e kulturore e Maqedonisë së Veriut, përballet me një sërë problemesh të cilat jo vetëm që e rrezikojnë liqenin të përjashtohet nga lista e vendeve të mbrojtura të UNESCO-së por dhe cenojnë ekzistencën e vet liqenit më të vjetër në Evropë. Edhe përkundër reagimit të […]

Ndotja e Liqenit të Ohrit në nivele alarmante, madje duket nga aeroplani
Pamje nga aeroplani-ndotja e Liqenit të Ohrit / Burimi i Fotografis: SOS Ohrid

Edhe pse liqeni i Ohrit është pasuri e madhe natyrore e kulturore e Maqedonisë së Veriut, përballet me një sërë problemesh të cilat jo vetëm që e rrezikojnë liqenin të përjashtohet nga lista e vendeve të mbrojtura të UNESCO-së por dhe cenojnë ekzistencën e vet liqenit më të vjetër në Evropë. Edhe përkundër reagimit të aktivistëve, vetëdija e përgjithshme qytetare për mbrojtjen e liqenit mbetet e ulët, ndërsa nga ana tjetër, katastrofat ekologjike në këtë liqen neglizhohen edhe nga institucionet relevante, shkruan Portalb.mk.

Ndonëse Liqeni i Ohrit është një thesar i madh natyror e kulturor në vend por që ka rëndësi globale, lista e problemeve me të cilat përballet është e gjatë, përfshirë këtu: Cilësia e ujit, zhvillimi i përgjithshëm urbanistik, shkatërrimi i habitatit të tij, peshkimi i tepërt, prerja e pyjeve, etj. Mes kësaj liste të gjatë, shqetësimi aktual dhe një ndër shqetësimet kryesore në liqen është ndotja e tejet e lartë e ujit. Për një kohë të gjatë aktivistët dhe raporte të ndryshme ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës kanë paralajmëruar si qytetarët ashtu edhe institucionet relevante, megjithatë ky shqetësim ka hasur në vesh të shurdhur.

Momentalisht nuk ka nevojë që ndonjë studim i caktuar të vërtetojë ndotjen e madhe të ujit në liqen, ndotja është aq e madhe sa duket me sy të lirë madje dhe nga aeroplani.

Aktivistët e “SOS Ohër” reaguan përmes një postimi në Facebook duke shkruar:
DUKET NGA AEROPLANI!
Kësaj radhe, fjalë për fjalë, dy fotografi nga një aeroplan ilustrojnë ndotjen e liqenit të Ohrit nga lumi Sateska. Kjo perspektivë jep një pamje më të qartë të problemit të dekadave të devijimit të rrjedhës së lumenjve në liqen. Shumica e degëve, për fat të keq, janë të ndotura dhe i gjithë ai sediment përfundon direkt në liqen. Institucionet, sipas zakonit, nuk reagojnë, për ta ky nuk është problem.”

Vetëm disa ditë më vonë pas këtij reagimi, në një plazh afër zonës së ndotur që duket nga aeroplani, Portalb.mk arriti të shkrep disa fotografi që ilustrojnë nivelin e lartë të ndotjes edhe nga një perspektivë tjetër. Në galerinë më poshtë janë disa fotografi të ujit të ndotur dhe mjellmave të cilat notojnë në këto ujëra të ndotura.

Mjellma duke notuar në ujërat e ndotura të Liqenit të Ohrit/ Fotografi nga Shefkije Alasani - Portalb.mk /05.05.2024 Mjellma duke notuar në ujërat e ndotura të Liqenit të Ohrit/ Fotografi nga Shefkije Alasani - Portalb.mk /05.05.2024 Mjellma duke notuar në ujërat e ndotura të Liqenit të Ohrit/ Fotografi nga Shefkije Alasani - Portalb.mk /05.05.2024

Qendra për Shëndet Publik në Ohër thotë se 80% e analizave të mostrave të marra nga lumi Sateska para bashkimit të tij në liqenin e Ohrit tregojnë devijime nga parametrat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike, ndërsa uji në të shpeshtën e rasteve i përket klasës së tretë ose të katërt.

“Sigurisht, punët ndërtimore që janë duke u zhvilluar vitet e fundit në pjesën e autostradës Ohër-Kërçovë, në afërsi të shtratit të lumit Sateska, kanë ndikimin e tyre shtesë të shtuar në ndotjen e Sateskës, e kështu edhe në liqenin e Ohrit”, thonë për Portalb.mk nga Qendra për Shëndet Publik Ohër.

Ata thonë se sasia e madhe e sedimentit, rërës dhe dheut që bart me vete lumi Sateska dhe vendoset në fund të liqenit të Ohrit, respektivisht në vetë grykën e lumit në liqen, i cili më pas shpërndahet në rrethinën më të gjerë nga derdhja, që paraqet ngarkesë serioze për ekosistemin e liqenit. Ndryshe, në proces është kthimi i Sateskës në shtratin e vjetër, i cili duhet ta zgjidhë këtë problem.

Për aktivistin dhe studiuesin e Liqenit të Ohrit, Arian Meroli, gjendja aktuale e ndotjes është vërtet alarmante dhe për këtë shkak kryesor është mos-funksionimi i strukturave shtetërore.

“Me një fjalë gjendja e liqenit sipas meje është KRITIKE, jo se e kanë thënë në raportet e tyre dy institucionet ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e natyrës dhe kulturës si Trashëgimi Botërore, që janë IUCN dhe ICOMOS, por sepse vërtet gjendja është alarmante. Sepse, qoftë në aspektin e konservimit, mbrojtjes apo menaxhimit ka nisma që lihen në mes, ka struktura shtetërore që nuk funksionojnë, ka kuadër ligjor që nuk zbatohet, ka inspektorë që nuk punojnë. Kjo ka sjellë në këtë gjendje që sot ne jemi përballë kërcënimit për ta futur liqenin e Ohrit në Listën e Trashëgimive në Rrezik nga UNESCO, dhe me të drejtë”, deklaroi Arian Meroli.

Arian Meroli, i cili të gjithë jetën ia ka kushtuar studimit të zonave të mbrojtura e me theks të veçantë Liqenit të Ohrit, thotë se është e palogjikshme që një liqen menaxhohet në mënyra të ndryshme në anët e dy kufijve, pra ka tjera politika menaxhuese në RMV e tjera në pjesën, ndërkohë që problemet me të cilat përballet liqeni janë të njëjta.

“Konceptualisht dhe teknikisht, një liqen është një njësi unike dhe si e tillë duhet të menaxhohet si për sa i përket resurseve natyrore ashtu dhe ujërave të tij. Sidoqoftë, kufijtë e liqenit s’janë identike me kufijtë politikë dhe administrative. Komplekse, administrimi i trupave ujorë ndërkufitare, kur i takon dy ose më shumë shteteve. Institucionet për menaxhimin e organeve ujore ndërkufitare në përgjithësi kanë një autoritet të kufizuar zbatimi dhe nuk kanë qenë shumë efektiv si zbatimi. Traktatet dhe marrëveshjet dinamike institucionale do të kërkohen gjithnjë e më shumë në të ardhmen. Historia në përgjithësi tregon se Marrëveshjet funksionojnë më mirë nëse ato sjellin përfitime të dukshme për të gjitha palët e interesuara”, shtoi Arian Meroli.

A ka marrëveshje për menaxhim të Liqenit të Ohrit në mes Shqipërisë dhe RMV-së?

Marrëveshja daton nga viti 1956 kur u ratifikua një marrëveshje midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë për “Çështje të Menaxhimit të Ujërave” Komiteti i Përbashkët i Menaxhimit të Ujërave u krijua por nuk ishte i efektshëm. Por nisma e parë për rivendosjen e bashkëpunimit midis dy vendeve erdhi nga Banka Botërore në 1994 në lidhje me Liqenin e Ohrit. Konferenca e Donatorëve e mbajtur në Tetor 1996 në Ohër dhe nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit të Projektit për Ruajtjen e Liqenit të Ohrit, në Nëntor 1996. E para konfirmoi rolin e bashkësisë ndërkombëtare si një aktor të rëndësishëm në rajon; më vonë themeloi Bordin e Menaxhimit të Liqenit të Ohrit, një organ dypalësh i pari i këtij lloji për të dy vendet. Marrëveshja e përbashkët për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të liqenit të Ohrit dhe ujëmbledhësit të saj është nënshkruar në qershor 2004, (miratuar nga të dy parlamentet në Mars 2005). Në mënyrë proaktive lejon sjelljen e Greqisë në regjimin e menaxhimit si një partner të plotë në të ardhmen; Nje prej tre objektivave te saj ishte edhe Nominimi i Liqenit dhe ujëmbledhësin e tij statusin e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore dhe statusin e “Rezervës Biosferë”; nazuar në dy programet e UNESCO-s.

Prej vitit 2007 deri në vitin 2019 pra për 13 vjet u punua intensivisht që të zbatohen këto objektiva dhe aktualisht rajoni ka status te dyfishtë të UNESCO-s.

Për fat të keq të gjitha misionet monitoruese të IUCN-së ICOMOS dhe Qendrës së Trashegimisë Botërore në Paris, në vitet 2020, 2021 dhe 2024, në rajonin e liqenit të Ohrit kanë konstatuar mangësi të theksuara si në konservimin ashtu dhe në menaxhimin e rajonit si trashëgimi botërore dhe kanë kërkuar përmiresimin e tyre përmes rekomandimeve që ju kane prezantuar të dy Shtetet Palë përmes Raporteve që kanë përgatitur pas përfundimit të misioneve.

Çfarë kërkon UNESCO të bëhet nga RMV-ja dhe Shqipëria?

  • Sigurimi i një strukture ndër-kufitare zyrtare të koordinuar menaxhimi funksional dhe adekuat, midis dy shteteve palë, dhe forcimin e punës bashkëpunuese midis agjencive kulturore dhe natyrore dhe departamenteve, në nivel
    kombëtar dhe rajonal,
  • Forcimi dhe koordinimi i mbrojtjes ligjore në të dy Shtetet Palë,
  • Miratimi dhe funksionalizimi i Planit të Zhvillimit Komunal,
  • Udhëzimet e planifikimit operacional,
  • Rritja e burimeve njerëzore dhe financiare për të mbështetur menaxhimin e Site,
  • Zbatimi i plotë i Planit të Menaxhimit,
  • Rritja e pjesëmarrjes së komunitetit,
  • Vendosni një regjim monitorimi për pasuritë kulturore,
  • Forconi mbrojtjen në kishën Lin si çështje urgjente,
  • Zgjeroni trajtimin e ujërave të zeza përreth Liqenit, përmes instalimit dhe funksionimit efektiv të impianteve të trajtimit të ujërave të zeza përtej objektit të sapo ndertur në Pogradec, dhe përmes monitorimit dhe kontrollit të rrjedhjeve nga aktivitetet bujqësore në liqen,
  • Caktoni personel profesional për menaxhimin e kishës Lin, fshatit Lin dhe gadishullit Lin,
  • Përmirësimi i objekteve të grumbullimit në muzeun e Pogradecit dhe ruajtja e materialit nen ujë të vendet e banimit palafite
  • Vazhdoni të hiqni ndërtesat e paligjshme përgjatë bregut të liqenit dhe rishikoni një pjesë të rrugës larg nga liqeni,
  • Përgatitni një inventar të vendeve kulturore në zonën tampon dhe prezantoni një qasje konservimi për këto dhe peizazhin e zonës tampon;

Për ndotjen e liqenit të Ohrit dhe problemet e ngjashme, ka disa vite që shkruan Portalb.mk. Kohë më parë organizatat joqeveritare reaguan se me miratimin e tekstit të Ligjit për shpalljen e Liqenit të Ohrit monument natyror, Qeveria dhe Ministria e Mjedisit kanë shkelur legjislacionin vendor dhe atë ndërkombëtar dhe kanë vepruar në kundërshtim me Kushtetutën. Ata mbetem të pakënaqur edhe me zgjedhjen e NP “Sistemi kolektor” nga Ohri për organ menaxhues të Liqenit të Ohrit.