“Ndryshoi jetën time”, ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vite më parë
Njëri prej ushtarëve të KFOR-it që kishte shërbyer atë kohë në Kosovë, Kenneth Andresen ka kujtuar pritjen që u është bërë KFOR-it nga populli i Kosovës më 12 qershor të vitit 1999. Në një postim të bërë në platformën “X”, ai ka publikuar edhe pamje. Tutje ai ka shkruar se ky moment i ka ndryshuar […]
![“Ndryshoi jetën time”, ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vite më parë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/653619-ndryshoi-jeten-time-ushtari-i-kfor-it-kujton-momentin-e-hyrjes-ne-kosove-25-vite-me-pare.jpeg)
![“ndryshoi-jeten-time”,-ushtari-i-kfor-it-kujton-momentin-e-hyrjes-ne-kosove-25-vite-me-pare](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/653619-ndryshoi-jeten-time-ushtari-i-kfor-it-kujton-momentin-e-hyrjes-ne-kosove-25-vite-me-pare.jpeg)
Njëri prej ushtarëve të KFOR-it që kishte shërbyer atë kohë në Kosovë, Kenneth Andresen ka kujtuar pritjen që u është bërë KFOR-it nga populli i Kosovës më 12 qershor të vitit 1999.
Në një postim të bërë në platformën “X”, ai ka publikuar edhe pamje.
Tutje ai ka shkruar se ky moment i ka ndryshuar jetën dhe është mirënjohës për të gjithë miqtë në e nga Kosova.
“Sot, 25 vjet më parë: Më 12 qershor 1999, KFOR-i mbërriti në Kosovë dhe u prit nga mijëra njerëz përgjatë rrugëve. Unë shërbeva si oficer shtypi me KFOR-in nga korriku 1999 deri në janar 2000. Kjo ndryshoi jetën time. Jam mirënjohës për të gjithë miqtë dhe kolegët në/nga Kosova!”, ka shkruar Andresen në “X”.