Në javën kur i mbaroi mandati, drejtoresha e shkollës u sulmua nga punëtori

Ish-drejtoresha e shkollës fillore në Manastir, ka denoncuar në Polici së një i punësuar në shkollë, në mënyrë agresive është drejtuar kah ajo, raporton SDK, përcjell Portalb.mk. Raportohet që ngjarja ka ndodhur të premten në oborrin e shkollës, ku i punësuari pas sjelljes agresive edhe ka kërcënuar. Policia deklaroi që janë duke u marrë masa […]

Në javën kur i mbaroi mandati, drejtoresha e shkollës u sulmua nga punëtori
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ish-drejtoresha e shkollës fillore në Manastir, ka denoncuar në Polici së një i punësuar në shkollë, në mënyrë agresive është drejtuar kah ajo, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Raportohet që ngjarja ka ndodhur të premten në oborrin e shkollës, ku i punësuari pas sjelljes agresive edhe ka kërcënuar. Policia deklaroi që janë duke u marrë masa për zbardhjen e rastit.

Ish-drejtoresha, të cilës mandati i mbaroi një ditë para se ta paraqet rastin në polici, deklaroi se bëhet fjalë edhe për lëndime, për çka ka shkuar edhe në spital.

Bëhet fjalë për shkollën ku ministri Jeton Shaqiri i kishte marrën kompetencat e kryetarit të komunës, në lidhje me emërimin e drejtorit në këtë shkollë, me arsyetimin se janë shkelur kriteret e konkursit.