Në Katar pritet të fillojnë bisedimet për armëpushim, Izraeli godet 30 objekte të Hamasit

Teksa pritet që të enjten, në Doha të Katarit të nisen bisedimet për armëpushim në Gaze, ushtria izraelite (IDF) ka goditur 30 objekte të Hamasit. Nga sulmi, kanë mbetur dhjetra persona të vdekur, shkruan The Times of Israel. Më shumë se 30 objekte të Hamasit, duke përfshirë ndërtesa të bllokuara, tunele dhe depo armësh, u [...]Read More...

Në Katar pritet të fillojnë bisedimet për armëpushim, Izraeli godet 30 objekte të Hamasit

Teksa pritet që të enjten, në Doha të Katarit të nisen bisedimet për armëpushim në Gaze, ushtria izraelite (IDF) ka goditur 30 objekte të Hamasit.

Nga sulmi, kanë mbetur dhjetra persona të vdekur, shkruan The Times of Israel.

Më shumë se 30 objekte të Hamasit, duke përfshirë ndërtesa të bllokuara, tunele dhe depo armësh, u shënjestruan në sulmet ajrore në të gjithë Gazën, sipas ushtrisë.

IDF thotë se në Rafah, trupat vranë më shumë se 20 persona, të cilësuar terroristë, duke drejtuar sulme ajrore.

Lufta në Gazë u nxit nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, kur u vranë më shumë se 1.200 persona dhe u rrëmbyen 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë mbi 40 mijë palestinezë./abcnews.al