Në shkurt u rrit numri i lejeve të dhëna për ndërtim në RMV

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë muajit shkurt të vitit 2024 janë dhënë 387 leje ndërtimi, që është për 9.9% më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 8.819.983 mijë denarë, që është për 10.9% më […]

Në shkurt u rrit numri i lejeve të dhëna për ndërtim në RMV
Shkupi, analiza ekonomike, ekonomi, shkup, qytetare, qytet, ndertesa, banesa, punetore

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë muajit shkurt të vitit 2024 janë dhënë 387 leje ndërtimi, që është për 9.9% më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 8.819.983 mijë denarë, që është për 10.9% më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 171 (44.2%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 119 (30.7%) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 97 (25.1%) objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 387 objekte, te 216 (55.8%) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa te 171 (44.2%) objekte si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 951 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 78.892 m2.

Detaje më të hollësishme gjenden KËTU.