Netanjahu në SHBA: ” Ne do të fitojmë”

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha gjatë fjalimit të tij përpara Kongresit amerikan se dëshiron t’i lirojë të gjithë pengjet që mbahen nga Hamasi. Netanyahu tha se vendi i tij do ta fitojë luftën dhe shtoi: “Amerika dhe Izraeli duhet të qëndrojnë së bashku”, transmeton DW. Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu e hodhi poshtë përgjegjësinë për […]

Netanjahu në SHBA: ” Ne do të fitojmë”
Benjamin Netanyahu. Foto nga Benjamin Netanyahu në Facebook.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha gjatë fjalimit të tij përpara Kongresit amerikan se dëshiron t’i lirojë të gjithë pengjet që mbahen nga Hamasi. Netanyahu tha se vendi i tij do ta fitojë luftën dhe shtoi: “Amerika dhe Izraeli duhet të qëndrojnë së bashku”, transmeton DW.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu e hodhi poshtë përgjegjësinë për gjendjen e vështirë të njerëzve në Rripin e Gazës gjatë fjalimit të tij në Kongresin e SHBA. “Nëse ka palestinezë në Gaza të cilët nuk marrin ushqim të mjaftueshëm, kjo nuk është për shkak se Izraeli po i bllokon ata. Kjo është sepse po i vjedh Hamasi,” tha Netanyahu.

Izraeli ka bërë shumë për t’i nxjerrë civilët palestinezë jashtë rrezikut dhe për t’i mbrojtur ata, tha Netanjahu. Nga ana tjetër, Hamasi po bën gjithçka që është e mundur për të rrezikuar civilët.

SHBA, si aleati i saj më i rëndësishëm, i kërkon Izraelit të rrisë ndihmën humanitare në Gaza dhe të përmirësojë mbrojtjen e popullatës civile.

Relativizimi i numrit të viktimave

Netanyahu i hodhi poshtë akuzat se Izraeli godet qëllimisht civilët. “Ushtria izraelite ka hedhur miliona fletëpalosje, ka dërguar miliona mesazhe, ka zhvilluar qindra-mijëra biseda telefonike për të parandaluar dëmtimin e civilëve palestinezë”, tha kryeministri i Izraelit. Në të njëjtën kohë, Hamasi “ka bërë gjithçka ka në fuqinë e tij për të vënë në rrezik civilët palestinezë.”

Deklarata e tij bie ndesh me shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, ku numri i palestinezëve të vrarë i afrohet 40 mijëshit.