Nexhat Ugljanin: Vit i vështirë, por kemi pas sukses – I mbrojtëm institucionet në katër komunat veriore

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, ka folur për FrontOnline për punën një vjeçare të kryetarëve të komunave veriore dhe po ashtu për punën e kuvendeve komunale. Ai e konsideron vit të vështirë, por që thotë se ka pasur sukses dhe progres gjatë këtij viti. ‘’Ka qenë vit i vështirë, sidomos kur […]

Nexhat Ugljanin: Vit i vështirë, por kemi pas sukses – I mbrojtëm institucionet në katër komunat veriore
nexhat-ugljanin:-vit-i-veshtire,-por-kemi-pas-sukses-–-i-mbrojtem-institucionet-ne-kater-komunat-veriore

nexhat-ugljanin:-vit-i-veshtire,-por-kemi-pas-sukses-–-i-mbrojtem-institucionet-ne-kater-komunat-veriore


Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Ugljanin, ka folur për FrontOnline për punën një vjeçare të kryetarëve të komunave veriore dhe po ashtu për punën e kuvendeve komunale.

Ai e konsideron vit të vështirë, por që thotë se ka pasur sukses dhe progres gjatë këtij viti.

‘’Ka qenë vit i vështirë, sidomos kur kemi marr detyrën si kuvendar dhe si kryesues i kuvendit, kemi punuar në proces 6-7 mujor, derisa kryetarët i kanë marr postet, e kemi marr në gjendje me 12 punëtorë, dhe ne kemi përgatite terrenin për marrjen e detyrës’’, shprehet ai.

Ugljanin thotë se Kuvendi i Mitrovicës Veriore është duke punuar dhe se po miraton vendime që po bëhen të obligueshme për zbatim në terren.

‘’ Kuvendi po punon, po miraton vendimet dhe ato janë të obligueshëm që ato vendime me i zbatu në terren’’, deklaron ai.

Ai thotë se sfida më e madhe ishte mbrojtja e institucioneve.

 ‘’Sfida më e madhe ishte mbrojtja e institucioneve në katër komunat, pastaj sfidat ekzekutivë, fuqizimi i tyre në veri’’ potencon ai.

Ugljani, thekson po ashtu se suksesi më i madh ishte mbrojta qytetare dhe shërbimi ndaj tyre.

 ‘’Suksesi më i madh ishte po ashtu mbrojtja institucionale dhe mbrojtja qytetare dhe ata te kenë shërbime me të larta cilësore. Ne me marrjen e detyrave i kemi rregulluar dhe fuqizuar rregulloret’’ shton tutje ai.

Për fund, ai thekson se në këto katër komuna më pare s’ka pasur ligj, ndërkaq tani kanë ndryshuar gjërat.

‘’Këto katër komuna s’kanë punuar me ligjet e vetëqeverisjes lokale dhe ne kemi marr hapa menjëherë që ne me qenë njëjte sikur komunat tjera dhe kjo është arritja më e madhe. Këtu ka qenë një lloj anarkie dhe tash kanë ndryshuar gjërat’’ përfundon Ugljani për FrontOnline.