Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për spiunazh
Dy të dyshuarit e arrestuar për spiunazh do të qëndrojnë në paraburgim për 30 ditë. Kështu është vendosur nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”. Edhe gjykata e ka konfirmuar paraburgimin për dy të dyshuarit. “Gjyqtari i procedurës paraprake […]
![Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për spiunazh](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/652476-nga-nje-muaj-paraburgim-per-dy-te-dyshuarit-per-spiunazh.jpg)
![nga-nje-muaj-paraburgim-per-dy-te-dyshuarit-per-spiunazh](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/652476-nga-nje-muaj-paraburgim-per-dy-te-dyshuarit-per-spiunazh.jpg)
Dy të dyshuarit e arrestuar për spiunazh do të qëndrojnë në paraburgim për 30 ditë. Kështu është vendosur nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Edhe gjykata e ka konfirmuar paraburgimin për dy të dyshuarit.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin”, thuhet në njoftim.