Një pikë e përbashkët kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, sot u zhvillua takimi i parë i Komitetit
Përfaqësuesit e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës kanë filluar punimet për finalizimin e procesit të krijimit të pikave të përbashkëta kufitare në dy pikat kufitare, transmeton Portalb.mk. “Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nazim Bushi sot ka zhvilluar një takim pune me delegacionin e Ministrisë së […]
![Një pikë e përbashkët kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, sot u zhvillua takimi i parë i Komitetit](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/05/Kufiri-ndermjet-Maqedonise-se-Veriut-dhe-Kosoves-ne-Bllace.-Foto-nga-Faton-Curri-Portalb.mk_.webp?fit=1024%2C733&quality=80&ssl=1)
![Kufiri ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në Bllacë. Foto nga Faton Curri - Portalb.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2023/05/Kufiri-ndermjet-Maqedonise-se-Veriut-dhe-Kosoves-ne-Bllace.-Foto-nga-Faton-Curri-Portalb.mk_.webp)
Përfaqësuesit e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës kanë filluar punimet për finalizimin e procesit të krijimit të pikave të përbashkëta kufitare në dy pikat kufitare, transmeton Portalb.mk.
“Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nazim Bushi sot ka zhvilluar një takim pune me delegacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga kolonel Rakip Bunjaku, një nga kryetarët e Komitetit të Përbashkët të Ekspertëve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftoi Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.
Finalizimi i pjesës teknike dhe realizimi i dispozitave të Marrëveshjes, ishin prioritetet e takimit të parë të Komitetit të Përbashkët të Ekspertëve.
Ndryshe, më 22 dhjetor të vitit të kaluar, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është ratifikuar marrëveshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për marrëveshjen kufitare ndërmjet këtyre dy shteteve. Në muajin shkurt të këtij viti u formua Komiteti i Përbashkët i Ekspertëve për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Kjo marrëveshje mundëson një pikë kufitare. Ky vendim përfshin kalimin kufitar “Bllacë-Hani i Elezit” dhe “Jazhincë-Glloboçicë”.
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria më 31 korrik të këtij viti ka filluar zbatimin e pikës së përbashkët kufitare në pikën kufitare Qafthanë me Republikën e Shqipërisë. Me të duhet të mundësohet fluks më i shpejtë i qytetarëve nga të dy vendet, si dhe kompanive që transportojnë produkte në këtë pikë kufitare.
- LEXO: Një pikë e përbashkët kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ambasadori i bindur se do të ndodh së shpejti
- LEXO: Kufiri i përbashkët ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, u ratifikua marrëveshja në Kuvendin e RMV-së
- LEXO: Pikë e përbashkët kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës
- LEXO: Për rrugën Tetovë-Prizren është e nevojshme një analizë e mirë dhe koordinim i saktë i të dy vendeve, vlerësoi Boçvarski