Njohësi i mediave, Alban Zeneli: Ky raport e bën Kosovën si një vend jo të lirë dhe jo demokratik

Njohësi i mediave dhe profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, në një prononcim për FrontOnline thotë se raporti i publikuar nga Reporterët pa Kufij, paraqet një gjendje reale të mediave në Kosovë. ‘’Raporti paraqet një gjendje reale të lirisë së mediave në Kosovë. Nëse i shohim indikatorët matës me të cilët ata […]

Njohësi i mediave, Alban Zeneli: Ky raport e bën Kosovën si një vend jo të lirë dhe jo demokratik
njohesi-i-mediave,-alban-zeneli:-ky-raport-e-ben-kosoven-si-nje-vend-jo-te-lire-dhe-jo-demokratik

njohesi-i-mediave,-alban-zeneli:-ky-raport-e-ben-kosoven-si-nje-vend-jo-te-lire-dhe-jo-demokratik


Njohësi i mediave dhe profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, në një prononcim për FrontOnline thotë se raporti i publikuar nga Reporterët pa Kufij, paraqet një gjendje reale të mediave në Kosovë.

‘’Raporti paraqet një gjendje reale të lirisë së mediave në Kosovë. Nëse i shohim indikatorët matës me të cilët ata masin lirinë e shprehjes në vende të ndryshme, e bëjnë të qartë që indikatorët që kanë ndryshu në Kosovë ka të bëjë me sigurinë e gazetarëve dhe presionin politik përmes gjuhës së urrejtjes që shfaqet kryesisht përmes mediave sociale’’

Zeneli, më tej thotë se Qeveria po mundohet që faji për këtë raport të hedhet tek situata e cila kishte ndodhur në Veri, por që sipas tij Qeveria duhet të ofroj siguri për gazetarët.

‘’Qeveria po mundohet që faji ta hedhë tek sulmet fizike tek protesuesit e huliganët serb në veriun e Kosovës, por ne nuk duhet të harrojmë që kërkesa për siguri të gazetarëve, duhet të drejtohet drejt Qeverisë dhe organeve tjera ligj-zbatuese siq është edhe Policia. Një indikator tjetër që është i rëndësishëm e që ka ndiku në degradimin e Kosovës në këtë indeks, është edhe indikatori social, i cili është indikator që përfshinë edhe gjuhën e urrejtjes që përdorin partitë politike në Kosovë’’ potencon ai.

Profesori Zeneli, thotë se raporte si ky e dëmtojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe e paraqet Kosovën si një vend jo demokratik dhe me liri jo të plotë.

‘’Ne jemi dëshmitarë që një numër i madh i zyrtarëve të Kosovës nuk kanë ngurruar me i sulmuar mediat me një gjuhë të rëndë denigruese dhe kjo natyrisht pasqyrohet në të tilla raporte. Nëse flasim për imazhin e Kosovës, në këtë rangim kemi një degradim prej 19 vendve, vende të tilla ku nuk ka liri të plotë të medias, nuk shihen si vende që kanë demokraci të mirëfillt dhe ky raport e bën Kosovën si një vend jo të lirë dhe jo demokratik’’ përfundon Zeneli/FrontOnline/