Oda Ekonomike e Kosovës dhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare hapin Zyrën e Diasporës

Oda Ekonomike e Kosovës njofton se ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, për hapjen e Zyrës së Diasporës në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, që do të shërbejë si urë lidhëse mes bizneseve vendore dhe atyre në diasporë. Me anë të një kumtese për media bëhet […]

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare hapin Zyrën e Diasporës
oda-ekonomike-e-kosoves-dhe-rrjeti-i-bizneseve-te-diaspores-shqiptare-hapin-zyren-e-diaspores

oda-ekonomike-e-kosoves-dhe-rrjeti-i-bizneseve-te-diaspores-shqiptare-hapin-zyren-e-diaspores

Oda Ekonomike e Kosovës njofton se ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, për hapjen e Zyrës së Diasporës në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, që do të shërbejë si urë lidhëse mes bizneseve vendore dhe atyre në diasporë.

Me anë të një kumtese për media bëhet e ditur se zyra do të shërbejë për të gjithë prodhuesit kosovarë, të rinjtë dhe të rejat e Kosovës që kanë ide inovative, për të kërkuar partnerë e bashkëpunëtorë biznesi në diasporën e Kosovës.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, pas ceremonisë së nënshkrimit, u shpreh i gëzuar që po hapet edhe një derë e bashkëpunimimit mes bizneseve brenda në Kosovë dhe atyre jashtë Kosovës.

“Diaspora është promotor i zhvillimit ekonomik të vendit, një potencial i jashtëzakonshëm për investime në Republikën e Kosovës. Prandaj, angazhimi i Odës dhe lidhjet tuaja janë thelbësore për krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e ekonomisë tonë”, u shpreh Rafuna në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes.

Ndërsa Kryetari i Bordit të Rrjetit të Biznesve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, Fehmi Fetahi, u shpreh se “beson fuqishëm që ky bashkëpunim do të sjellë vlera të vërteta për të gjithë dhe do të kontribuojë për një të ardhme më të ndritur për Republikën e Kosovës”.

Zyra do të inagurohet gjatë muajit gusht, në selinë e Odës Ekonomike të Kosovës në Prishtinë.